• E enjte 2 Tetor, 2025 13:15

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 27 tetor

    Pasi iu përgjigj pyetjeve të Trupit Gjykues, dëshmitari i mbrojtjes Xhejms Kovi (James Covey) përfundoi dhënien e dëshmisë sot. Gjykimi përfundoi për këtë javë dhe do të rifillojë të hënën, më 27 tetor, në orën 09:00.

  • E enjte 2 Tetor, 2025 09:50

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Covey

    ZPS-ja përfundoi dje marrjen në pyetje të James (Jock) Covey, dëshmitarit të katërt të Mbrojtjes së Hashim Thaçit. Më pas, Mbrojtja filloi rimarjen në pyetje, e cila po vazhdon këtë mëngjes.

  • E mërkurë 1 Tetor, 2025 09:55

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Covey vazhdon dëshminë

    Dëshmitari i katërt i Mbrojtjes së Thaçit, James (Jock) Covey, është duke e vazhduar dëshminë e tij sot. Ai po merret në pyetje nga ZPS-ja.

  • E martë 30 Shtator, 2025 15:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: seanca përfundoi më herët, rifillon nesër (1 tetor)

    Këtë mëngjes, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e ZPS-së për të filluar nesër marrjen në pyetje të dëshmitarit Covey. Meqenëse Mbrojtja e Thaçit përfundoi me pyetjet e veta dhe ekipet e tjera të Mbrojtjes nuk kishin pyetje, seanca e sotme përfundoi më herët se që ishte planifikuar.

  • E martë 30 Shtator, 2025 10:10

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Fillon dëshminë dëshmitari i katërt i Mbrojtjes

    James (Jock) Covey është dëshmitari i radhës i thirrur nga Mbrojtja e Hashim Thaçit. Sipas përmbledhjes së Mbrojtjes të lexuar në gjykatë, Covey ka shërbyer si Zëvendës Kryesor i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën gjatë periudhës përkatëse.

  • E premte 26 Shtator, 2025 13:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: anulohet seanca e 29 shtatorit

    Ju informojmë se seanca në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, e planifikuar për të hënën, 29 shtator, është anuluar. Gjykimi do të rifillojë të martën, më 30 shtator, në orën 09:00.

  • E enjte 25 Shtator, 2025 14:34

    Informimi javor për median më 25 shtator: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet ketu.

    Photo of Angela Griep, the KSC Spokesperson
    Zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E mërkurë 24 Shtator, 2025 17:15

    Informimi javor për median më 25 shtator 2025

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 25 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Kosovo Specialist Chambers, Press Briefing on 25/09/2025
  • E martë 23 Shtator, 2025 17:15

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 29 shtator

    Dëshmitari i tretë i Mbrojtjes së Hashim Thaçit, John Duncan, përfundoi dëshminë e tij. Gjykimi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Seanca e planifikuar për nesër, 24 shtator, anulohet. Gjykimi do të rifillojë të hënën, më 29 shtator, në orën 09:00.