• E martë 23 Shtator, 2025 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Duncan vazhdon dëshminë

    Dëshmitari John Duncan vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Dje, ai u mor në pyetje nga ekipet e Mbrojtjes së Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, pasuar nga ZPS-ja, e cila po vazhdon me pyetjet e veta.

  • E hënë 22 Shtator, 2025 17:25

    Thaçi dhe të tjerët (vepra kundër administrimit të drejtësisë): ZPS-ja dorëzon dosjen paraprake

    Ashtu siç urdhëroi gjykatësja e procedurës paraprake në muajin korrik, ZPS-ja dorëzoi dosjen paraprake në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit. Dosja u dorëzua si konfidenciale bashkë me listën e dëshmitarëve dhe listën e provave materiale të Prokurorisë. Protokollimi relevant me të dhëna për këtë parashtrim mund të gjendet këtu.

  • E hënë 22 Shtator, 2025 09:55

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Fillon dëshminë dëshmitari i tretë i Mbrojtjes

    Ish-anëtari i shërbimit diplomatik të Mbretërisë së Bashkuar, John Duncan, dëshmia e të cilit ka filluar këtë mëngjes, është dëshmitari i ri i Mbrojtjes së Hashim Thaçit, Ky është dëshmitari i tretë i Mbrojtjes deri më tani.

  • E enjte 18 Shtator, 2025 13:00

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 22 shtator

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Pol Uilliams, gjykimi në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 22 shtator në ora 09:00, kur pritet të fillojë dëshminë një dëshmitar i ri i thirrur prej Mbrojtjes.

  • E enjte 18 Shtator, 2025 09:50

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Paul Williams vazhdon dëshminë

    Dëshmitari i dytë i Mbrojtjes së Hashim Thaçit, Paul Williams, po vazhdon dëshminë e tij. Pasi u mor në pyetje dje nga dy ekipe të Mbrojtjes dhe ZPS-ja, Trupi Gjykues është duke i bërë pyetje dëshmitarit këtë mëngjes. 

  • E enjte 18 Shtator, 2025 09:19

    Informimi javor për median më 18 shtator 2025

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 18 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Press Briefing on 18 September 2025
  • E mërkurë 17 Shtator, 2025 11:32

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i dytë i Mbrojtjes fillon dëshminë e tij

    Pas përfundimit të dëshmisë së James Rubin, i cili u mor në pyetje fillimisht nga Trupi Gjykues dhe më pas nga dy ekipe të Mbrojtjes, dëshmitari i dytë i Mbrojtjes së Thaçit u paraqit sot në sallën e gjyqit. Paul Williams, i prezantuar nga Mbrojtja si këshilltar ligjor pro bono për delegacionin e Kosovës në Konferencën e Rambujesë në shkurt dhe mars 1999, tani ka filluar dëshminë e tij.

  • E mërkurë 17 Shtator, 2025 09:53

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Rubin

    Dëshmitari i parë i Mbrojtjes së Hashim Thaçit, James Rubin, vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Aktualisht, ai po merret në pyetje nga Trupi Gjykues.

  • E martë 16 Shtator, 2025 16:35

    Thaçi dhe të tjerët (vepra kundër administrimit të drejtësisë): nëntori datë paraprake për kalimin e dosjes së çështjes tek Trupi Gjykues

    Më 16 shtator 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informoi palët se synon t'ia kalojë çështjen Trupit Gjykues në gjysmën e parë të nëntorit, varësisht nga vendimet e Panelit të Gjykatës së Apelit mbi mocionet e procedurës paraprake.
    Vendimi gjithashtu ftoi ekipet e Mbrojtjes të dorëzojnë dosjet e tyre paraprake deri më 20 tetor 2025 (ZPS-ja tashmë ishte urdhëruar të dorëzojë dosjen e vet paraprake deri më 19 shtator, siç është njoftuar më parë këtu), dhe caktoi disa afate të tjera të procedurës.