• E martë 4 Shkurt, 2025 16:15

    Çështja Januzi dhe të tjerët: Trupi Gjykues miraton marrëveshjet për pranimin e fajësisë

    Sot, 4 shkurt 2025, Trupi Gjykues në çështjen Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala miratoi marrëveshjet për pranimin e fajësisë të arritur midis ZPS-së dhe tre të akuzuarve në këtë çështje. Në përputhje me marrëveshjet, Trupi Gjykues shqiptoi gjithashtu dënimet: Haxhi Shala u dënua me  3 vjet burgim, ndërsa Januzi dhe Bahtijari u dënuan me nga 2 vjet burgim. Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.

    • Image
      Photo of Januzi and H. Shala
    • Image
      Photo of Ismet Bahtijari
    • Image
      Photo of SPO team in the courtroom
    • Image
      Photo of Defence team via video-link
    • Image
      Photo of the Panel at the hearing
  • E martë 4 Shkurt, 2025 12:00

    Çështja Januzi dhe të tjerët: transmetimi i vendimit mbi marrëveshjet për pranimin e fajësisë do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash

    Ju lutemi vini re se transmetimi i vendimit mbi marrëveshjet për pranimin e fajësisë, i paraparë të fillojë në orën 14:30, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin në shqip.

  • E premte 31 Janar, 2025 14:00

    Januzi dhe të tjerët: Vendimi mbi marrëveshjet për pranimin e fajësisë më 4 shkurt

    Në vendimin e bërë publik sot, 31 janar, Trupi Gjykues në çështjen Januzi dhe të tjerët ka caktuar seancën publike për të martën, 4 shkurt, në ora 14:30, për të vendosur lidhur me marrëveshjet për pranimin e fajësisë mes ZPS-së dhe tre të akuzuarve vitin e kaluar. Tutje, në vendim thuhet se, pas raportit të 20 janarit nga Zyra e DHSK-së për Pjesëmarrjen e Viktimave dhe përgjigjeve nga palët, Trupi Gjykues pranoi një individ si viktimë pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore. Duke pasur parasysh nevojën për të siguruar zgjidhjen e shpejtë të këtyre procedurave gjyqësore dhe dëmin e kufizuar mendor të përjetuar nga kjo viktimë, Trupi Gjykues vendosi se caktimi i një Mbrojtësi të Viktimave është i panevojshëm. Megjithatë, në përputhje me nenin 22(7) të Ligjit, Trupi Gjykues do të trajtojë zhdëmtimet e mundshme për viktimën. Rrjedhimisht, palëve u kërkohet të dorëzojnë versionet e rishikuara të marrëveshjeve të tyre për pranimin e fajësisë, përfshirë propozimet për zhdëmtimet që do t'i jepen viktimës, deri të hënën, 3 shkurt 2025, ora 16:00.

    Hollësi të mëtejshme mund të gjenden në vendimin e Trupit Gjykues.

  • E enjte 30 Janar, 2025 17:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja dorëzon njoftimin më të fundit lidhur me listën e dëshmitarëve

    Siç ishte bërë e ditur gjatë konferencës për ecurinë e çështjes më 22 janar, për të cilën informuam këtu, ZPS-ja dorëzoi sot, 30 janar, njoftimin më të fundit lidhur me listën e dëshmitarëve. Njoftimi, pjesa më e madhe e të cilit është redaktuar, mund të shihet në  dokumentacionin gjyqësor publik.

  • E enjte 30 Janar, 2025 13:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundon për këtë javë/rinis më 10 shkurt

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 119-të të Prokurorisë, W02714, gjykimi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 10 shkurt 2025, në orën 09:00.

  • E enjte 30 Janar, 2025 12:45

    Thaçi dhe të tjerët : ZPS-ja thërret dëshmitarin e 119-të

    Dëshmitari i ri i ZPS-së, W02714, po dëshmon përmes videolidhjes. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ky dëshmitar ishte rrëmbyer në qershor 1999 nga individë të armatosur, të veshur me uniforma me emblemën e UÇK-së, dhe më pas ishte dërguar në vende të ndryshme, ku ishte keqtrajtuar.

  • E enjte 30 Janar, 2025 12:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: rikthehet transmetimi i drejtpërdrejtë

    Transmetimi i drejtpërdrejtë është duke funksionuar përsëri. Ju lutem vini re se, për shkak të vështirësive të mëhershme teknike, një pjesë e shkurtë e seancës nuk ishte e disponueshme në transmetimin e gjykimit Thaçi dhe të tjerët. Dhomat e Specializuara të Kosovës do t'a vënë në dispozicion të mediave dhe të publikut, sa më shpejt të jetë e mundur, regjistrimin e plotë publik të seancës së sotme, duke përfshirë pjesën e cila nuk ishte e disponueshme gjatë transmetimit.

  • E enjte 30 Janar, 2025 12:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Probleme teknike me transmetimin e drejtpërdrejtë (30/01)

    Ju informojmë se kemi disa probleme teknike që kanë të bëjnë me transmetimin me vonesë, për shkak të të cilave transmetimi i drejtpërdrejt në internet nuk është i disponueshëm për momentin. Jemi duke u përpjekur që ta zgjidhim problemin sa më shpejt të jetë e mundur.

  • E enjte 30 Janar, 2025 11:00

    Informimi javor për median më 30 janar

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 30 janar, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.