• E mërkurë 4 Dhjetor, 2024 10:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e katërt e dëshmisë së deshmitarit Bashota

    Dëshmitari i 109-të i Prokurorisë në gjykatë Sokol Bashota vazhdon sot paradite dëshminë e tij.

  • E martë 3 Dhjetor, 2024 16:15

    Januzi dhe të tjerët: Anullohen disa seanca në dhjetor

    Ju lutemi vëreni në dijeni se seancat e ardhshme në çështjen Januzi dhe të tjerët janë caktuar për 18 dhe 19 dhjetor 2024 ndërsa seancat e tjera në dhjetor janë anuluar. Informacione të reja do të jepen sapo të jenë në dispozicion.

  • E martë 3 Dhjetor, 2024 13:00

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Probleme teknike me transmetimin e drejtpërdrejtë sot (03/12/2024)

    Për shkak të një problemi teknik, transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës së sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët është ndërprerë rreth orës 12:30 dhe ka zgjatur për disa minuta. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar për shikuesit e transmetimit tonë në internet.

    Transkripti i plotë i kësaj seance bashkë me videon do të publikohen në kanalin Youtube dhe në faqen tonë të internetit, sa më shpejt të jetë e mundur.

  • E martë 3 Dhjetor, 2024 09:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit Bashota

    Sot paradite, Mbrojtja e Hashim Thaçit është duke vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit të Prokurorisë, Sokol Bashota.

  • E hënë 2 Dhjetor, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Bashota vazhdon dhënien e dëshmisë

    Sot paradite, ZPS-ja ka vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit të saj të 109-të, Sokol Bashota.

  • E premte 29 Nëntor, 2024 16:30

    P. Shala: Videoja e Urdhrit për Zhdëmtim tani është e disponueshme në Youtube

    Ju njoftojmë se videoja e Urdhrit për Zhdëmtim në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës, që u shqiptua sot më 29 nëntor, tani është e disponueshme në kanalin YouTube në të tri gjuhët.

  • E premte 29 Nëntor, 2024 13:00

    Çështja P. Shala: Përmbledhja e urdhrit për zhdëmtim

    Përmbledhja e urdhrit për zhdëmtim në çështjen gjyqësore P. Shalës, i shqiptuar sot, është në dispozicion në të tri gjuhët e gjykatës. Versioni në shqip ndodhet këtu.

  • E premte 29 Nëntor, 2024 10:00

    P. Shala: Shqiptimi i Urdhrit për Zhdëmtim në 11:00 (në faqe të internetit në 11:10)

    Transmetimi i drejtpërdrejt i shqiptimit të Urdhrit për Zhdëmtim në çështjen gjyqësore Pjetër Shala, i caktuar për orën 11:00 sot paradite, do të transmetohet me vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.

     

  • E enjte 28 Nëntor, 2024 17:15

    Seancat në gjykimin Thaçi dhe të tjerët përfundojnë këtë javë/rifillojnë më 2 dhjetor

    Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët mbylli seancën për sot dhe për javën. Seancat rifillojnë të hënën, më 2 dhjetor, në orën 9:00 të mëngjesit, kur pritet të vazhdojë dëshmia e dëshmitarit të 109-të.