• E martë 1 Prill, 2025 10:30

    P. Shala: Paneli i Apelit hedh poshtë mocionin për prova shtesë

    Më 28 mars 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë mocionin e P. Shalës për paraqitjen e provave shtesë. Konkretisht, Mbrojtja kërkoi që të thërriste Sokol Dobrunën si dëshmitar të saj dhe që transkriptet dhe shënimet në lidhje me dëshmitë e tij në çështjet tjera dhe intervistat të pranoheshin si prova shtesë në përputhje me Rregullën 181 të Rregullores.

    Paneli vlerësoi provat e propozuara dhe i gjykoi ato mjaftueshëm të besueshme, por konstatoi se ato ishin të disponueshme në kohën e gjykimit ose mund të ishin zbuluar përmes ushtrimit të zellit të duhur. Për më tepër, Paneli vlerësoi ndikimin e këtyre provave dhe arriti në përfundimin se ato nuk do të kishin ndikuar në aktgjykim po të ishin pranuar gjatë gjykimit. Rrjedhimisht, Paneli hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes.

    Për më shumë detaje shihni vendimin.

  • E martë 1 Prill, 2025 10:12

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i sotëm nuk u paraqit/gjykimi shtyhet deri në një njoftim të dytë

    Trupi Gjykues njoftoi se dëshmitari i Prokurorisë W04747 ishte paraparë të jap dëshminë e vet këtë mëngjes. Megjithatë, pasi ai nuk ishte në gjendje të paraqitej, ZPS-ja kërkoi që deklarata me shkrim e dëshmitarit të pranohet në prova, në përputhje me Rregullën 155 të Rregullores. Më pas, gjykimi kaloi në seancë private për të vazhduar me urdhra gojorë konkretë lidhur me provat dhe më pas seanca përfundoi për ditën e sotme.

    Seancat e planifikuara për pjesën tjetër të kësaj jave janë anuluar dhe gjykimi është shtyrë deri në një njoftim të dytë.

  • E enjte 27 Mars, 2025 16:04

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundon për këtë javë/rinis më 1 prill

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 125-të të Prokurorisë, W04419, gjykimi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të martën, 1 prill, në orën 09:00.

  • E enjte 27 Mars, 2025 13:32

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: sot (27 mars) pushimi i drekës do të jetë më i shkurtër se zakonisht

    Ju lutemi vini re se pushimi i drekës sot nuk do të zgjasë deri në orën 14:30 por deri në orën 14:00.

  • E enjte 27 Mars, 2025 11:10

    Çështja P. Shala: dosja e apelit të Mbrojtjes kundër urdhrit për zhdëmtim është e disponueshme

    Siç ju kemi njoftuar më herët, Mbrojtjes së P. Shalës i ishte miratuar kërkesa lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e dosjes së apelit kundër urdhrit për zhdëmtim, të lëshuar më 29 nëntor të vitit të kaluar. Versioni i redaktuar publik i dosjes së apelit të Mbrojtjes është i disponueshëm në dokumentet publike të gjykatës.

  • E enjte 27 Mars, 2025 09:50

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 125-të

    Këtë mëngjes, ZPS-ja thirri dëshmitarin e 125-të në gjykatë. Ky është dëshmitar i mbrojtur W04419, dëshmia e të cilit po bëhet përmes videolidhjes dhe pritet të zhvillohet tërësisht në seancë të mbyllur.

  • E mërkurë 26 Mars, 2025 17:08

    Informimi javor për median më 27 mars

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 27 mars, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

     

    Illustration for the KSC Press Briefing on 27 March 2025
  • E mërkurë 26 Mars, 2025 10:05

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Maloku

    Dëshmitari i 124-rt i Prokurorisë, Naim Maloku, vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Pas pyetjeve të ZPS-së dhe Mbrojtjes së Thaçit, dëshmitari aktualisht po merret në pyetje nga Mbrojtja e Kadri Veselit.

  • E martë 25 Mars, 2025 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: rinis dëshmia e dëshmitarit Maloku

    Dëshmitari Naim Maloku është duke vazhduar dëshminë e tij të nisur dje. Ai ende po merret në pyetje nga Prokuroria.