• E premte 19 Dhjetor, 2025 12:10

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Mbyllet procedura e paraqitjes së provave; përcaktohet rendi i ditës për deklaratat përmbyllëse

    Më 18 dhjetor 2025, Trupi Gjykues në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit njoftoi mbylljen e procedurës së paraqitjes së provave. Trupi Gjykues ritheksoj urdhrat e tij të mëhershëm se dosjet gjyqësore përfundimtare dhe deklarata për pasojat e krimeve të pretenduara në viktimat pjesëmarrëse duhet të dorëzohen deri më 19 janar 2026. Ai gjithashtu caktoi rendin e ditës për deklaratat përmbyllëse, që janë planifikuar për t’u paraqitur nga 9 deri 13 shkurt 2026, si dhe datat e rezervuara më 16 dhe 18 shkurt, nëse është e nevojshme.

    Para këtij vendimi, Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e ZPS-së për të paraqitur kundërprova, duke konstatuar se nuk ishin plotësuar kushtet për pranimin e provave të tilla. Trupi Gjykues gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë apelimin e vendimit të mëparshëm me të cilin ishte refuzuar kërkesa për procedurë të veçantë të përcaktimit të dënimit, duke konfirmuar se çdo përcaktim i dënimit, në rast se është i zbatueshëm, do të shqyrtohet me Aktgjykimin.
     

  • E enjte 18 Dhjetor, 2025 15:30

    Informimi javor për median më 18 dhjetor 2025: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Photo of Michael Doyle, KSC Spokesperson
    Zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E premte 12 Dhjetor, 2025 12:00

    H. Shala: Kryetarja refuzon modifikimin e dënimit

    Më 11 dhjetor 2025, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi që të mos ulë apo modifikojë dënimin e Haxhi Shalës pas vuajtjes së dy të tretave të tij.
    Më shumë informacion mund të gjeni në komunikatën për shtyp, të bërë publike sot.

  • E enjte 11 Dhjetor, 2025 14:35

    Informimi javor për median më 11 dhjetor 2025: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Photo of Angela Griep, the KSC Spokesperson
    Zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 11 Dhjetor, 2025 11:35

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Vazhdohet paraburgimi i Thaçit

    Pas vendimit për vazhdimin e paraburgimit të Veselit, Selimit dhe Krasniqit, siç është njoftuar më herët këtu, Trupi Gjykues urdhëroi, më 10 dhjetor, vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit.
    Ashtu si në rastin e të akuzuarve të tjerë, Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që ai mund të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera.

  • E mërkurë 10 Dhjetor, 2025 15:22

    Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): Lirimi i përkohshëm i Isni Kilajt

    Më 10 dhjetor 2025, Isni Kilaj u lirua përkohësisht në Kosovë, me kushte, pas rishikimit të fundit të paraburgimit nga Gjykatësi i Vetëm në çështjen Prokurorja e Specializuar k. Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.
    Më shumë informacion mund të gjeni në komunikatën për shtyp, të bërë publike sot.

  • E premte 5 Dhjetor, 2025 17:15

    Çështja Mustafa (zhdëmtimet): Paneli i Apelit prapëson vendimin në lidhje me normën e interesit

    Më 5 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi, me shumicë, një aspekt të apelit të Mustafës kundër vendimit të Gjykatësit të Vetëm të 16 korrikut 2025 në lidhje me pagesën e normës së interesit në lidhje me Urdhrin për Zhdëmtim. Paneli konstatoi, me mendimin pjesërisht të ndarë të Gjykatësit Pikar, se, duke urdhëruar normën e interesit për t’u paguar për shumën e papaguar të zhdëmtimit që nga shpallja e aktgjykimit, Gjykatësi i Vetëm veproi jashtë fushëveprimit të kompetencave të veta dhe, rrjedhimisht prapësoi vendimin sa i përket zbatimit të normës së interesit dhe detyrimeve për raportim lidhur me të.
    Më shumë hollësi mund të gjenden në versionin e redaktuar publik të vendimit, që mund të gjendet këtu.

  • E premte 5 Dhjetor, 2025 15:35

    Rrëzohet apeli i Fadil Fazliut në lidhje me vazhdimin e paraburgimit

    Më 5 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi apelin e Fadil Fazliut kundër vendimit të pestë të Gjykatësit të Procedurës Paraprake për vazhdimin e paraburgimit të tij, të lëshuar më 3 tetor 2025.
    Në ndërkohë, siç u njoftua dje, Gjykatësi i Vetëm lëshoi vendimin e gjashtë për vazhdimin e paraburgimit të Fazliut.

  • E premte 5 Dhjetor, 2025 10:05

    Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): Gjykimi fillon më 24 shkurt 2026

    Më 4 dhjetor 2025, Gjykatësi i Vetëm caktoi datën për fillimin e gjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për të martën, 24 shkurt 2026. Sipas urdhrit, paraqitja kryesore e provave nga ZPS-ja, ku pritet të thirren tre dëshmitarë, do të zhvillohet në një bllok të vetëm deri më 6 mars 2026.
    Në urdhër, të cilin mund ta gjeni këtu, gjithashtu caktohen disa afate procedurale për parashtrime nga palët.