• E mërkurë 11 Dhjetor, 2024 17:15

    Caktohet Paneli i Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesat e ZPS-së dhe të Mbrojtjes lidhur me dënimin e ri të Mustafës

    10 dhe 11 dhjetor 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të shqyrtuar kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë të dorëzuara nga Salih Mustafa dhe ZPS-ja.

    Paneli i njëjtë, i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen do të vendosë lidhur me këto kërkesa të cilat e kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit, më 10 shtator të këtij viti, që shqiptoi një dënim të ri prej 15 vitesh burgim ndaj Mustafës.

  • E martë 10 Dhjetor, 2024 17:45

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë) më 17 dhjetor

    Siç ishte përmendur gjatë paraqitjeve të para, Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit është paraparë të mbahet të martën, më 17 dhjetor 2024, në ora 14:00.

    urdhrin e caktimit, Gjykatësja Masselot, mes të tjerash, ftoi Thaçin dhe Smakajn që gjatë kësaj seance të vetëdeklarohen në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë. Nëse të akuzuarit vendosin që të mos vetëdeklarohen në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre më 17 dhjetor, Gjykatësja Masselot ka treguar synimin e saj për të kërkuar që vetëdeklarimi në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre të përfshihet në dosjen e çështjes deri më 7 janar 2025. Nëse vetëdeklarimi në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarve nuk përfshihet në dosjen e çështjes deri në datën e lartcekur, Gjykatësja e procedurës paraprake, në përputhje me rregullën 95 të Rregullores, do të bëjë deklarimin në emër të tyre se janë të pafajshëm.

  • E martë 10 Dhjetor, 2024 16:30

    Çështja Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): Videot e paraqitjeve të para të disponueshme në Youtube

    Ju informojmë se videot e të gjitha paraqitjeve të para në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit, më 8 dhe 9 dhjetor, janë të disponueshme në të tri gjuhët në kanalin tonë në Youtube.

  • E hënë 9 Dhjetor, 2024 15:30

    Isni Kilaj u vetëdeklarua i pafajshëm

    Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatëses së procedurës paraprake Masselot këtë pasdite, Isni Kilaj u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Gjatë seancës, gjykatësja Masselot shqiptoi një urdhër gojor duke konfirmuar se i akuzuari do të qëndrojë në paraburgim.

     

  • E hënë 9 Dhjetor, 2024 10:30

    Hajredin Kuçi u vetëdeklarua i pafajshëm

    Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatësit të procedurës paraprake Masselot, Hajredin Kuçi u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

     

  • E hënë 9 Dhjetor, 2024 09:00

    Dy paraqitjet e para sot do të transmetohen me një vonesë prej 10 minutash

    Paraqitja e parë e Hajredin Kuqit dhe Ismet Kilajt do të mbahet sot në orën 10:00 respektivisht në orën 13:00. Transmetimi i seancave do të bëhet me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.

  • E djelë 8 Dhjetor, 2024 14:45

    Paraqitja fillestare e fundit sot: Fazliu u vetëdeklarua i pafajshëm

    Në paraqitjen fillestare të fundit para Gjykatëses të procedurës paraprake Masselot, Fadil Fazliu u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    Gjatë çdo seance sot, Gjykatësja Masselot lëshoi ​​urdhra gojore duke konfirmuar se të tre të akuzuarit do të qëndrojnë në paraburgim.

    Paraqitjet e para të dy të akuzuarve të mbetur, Hajredin Kuçit dhe Isni Kilajt, do të bëhen nesër, më 9 dhjetor.

     

  • E djelë 8 Dhjetor, 2024 12:00

    Paraqitja e parë e Bashkim Smakajt: vetëdeklarimi në lidhje me fajësinë ose pafajësinë brenda 30 ditësh

    Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Masselot, Bashkim Smakaj vendosi të mos vetëdeklarohet sot në lidhje me fajësinë ose pafajësinë. Paraqitja e mëtejshme do të caktohet në kohën e duhur.