• E djelë 8 Dhjetor, 2024 10:15

    Paraqitja e parë e Hashim Thaçit sot: vetëdeklarimi në lidhje me fajësinë ose pafajësinë brenda 30 ditësh

    Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Masselot, Hashim Thaçi vendosi të mos vetëdeklarohet sot në lidhje me fajësinë ose pafajësinë. Paraqitja e mëtejshme do të caktohet në kohën e duhur.

     

  • E djelë 8 Dhjetor, 2024 09:00

    Të gjitha paraqitjet e para sot do të transmetohen me një vonesë prej 10 minutash

    Trasmetimi e paraqitjes të parë e Hashim Thaçit,  Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut, planifikuar për të filluar në 09:30, do të trasmetohet secili me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.

  • E premte 6 Dhjetor, 2024 19:30

    Aktakuzë kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për ndikim mbi dëshmitarët

    Më 29 nëntor 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, dhe më pas lëshoi katër fletarrestime dhe një fletëthirrje.

    Në aktakuzë, të akuzuarit akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët. Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.

  • E enjte 5 Dhjetor, 2024 13:45

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis pas pushimit dimëror

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W01225, gjykimi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis pas pushimit dimëror, më 13 janar 2025.

  • E enjte 5 Dhjetor, 2024 12:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 110-të në sallë të gjyqit

    Pas përfundimit të dëshmisë së Sokol Bashotës, ZPS-ja thirrë sot dëshmitarin e radhës. Ky është dëshmitar i mbrojtur W01225, i cili sipas përmbledhjes së Prokurorisë në gjykatë, ishte arrestua nga anëtarë të armatosur të UQK-ës në 1999, dhe më pas ishte ndaluar dhe keqtrajtuar në një zonë të UÇK-së.

  • E enjte 5 Dhjetor, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e pestë e dëshmisë së deshmitarit Bashota

    Dëshmitari i 109-të i Prokurorisë në gjykatë Sokol Bashota vazhdon sot paradite dëshminë e tij.

  • E enjte 5 Dhjetor, 2024 08:30

    Informimi javor për median më 5 dhjetor

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 5 dhjetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.