-
E mërkurë 4 Dhjetor, 2024 15:15
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Vendimi i Trupit Gjykues mbi provat e Mbrojtësit të Viktimave/Kërkesën për Zhdëmtim
Gjatë seancës së sotme, Trupi Gjykues lëshoi një urdhër gojor në lidhje me propozimin e Mbrojtësit të Viktimave më 2 tetor të këtij viti i cili ka të bëjë me kronologjinë e paraqitjes së provave prej Mbrojtësit të Viktimave dhe kërkesën për zhdëmtim. Pas konfirmimit se të gjithë palët pajtohen, Trupi Gjykues urdhëroi që paraqitja e provave prej Mbrojtësit të Viktimave të fillojë pas paraqitjes së provave prej ZPS-së dhe procedurës sipas rregullës 130, por para fillimit të paraqitjes së provave prej Mbrojtjes, në rast se do të ketë. Lidhur me kërkesat e mundshme për zhdëmtime nga Mbrojtësi i Viktimave, ato duhet të protokollohen pas aktgjykimit në këtë çështje dhe pasi të jetë vendosur në lidhje me akuzat.
-
E mërkurë 4 Dhjetor, 2024 10:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e katërt e dëshmisë së deshmitarit Bashota
Dëshmitari i 109-të i Prokurorisë në gjykatë Sokol Bashota vazhdon sot paradite dëshminë e tij.
-
E martë 3 Dhjetor, 2024 16:15
Share this page
Januzi dhe të tjerët: Anullohen disa seanca në dhjetor
Ju lutemi vëreni në dijeni se seancat e ardhshme në çështjen Januzi dhe të tjerët janë caktuar për 18 dhe 19 dhjetor 2024 ndërsa seancat e tjera në dhjetor janë anuluar. Informacione të reja do të jepen sapo të jenë në dispozicion.
-
E martë 3 Dhjetor, 2024 13:00
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Probleme teknike me transmetimin e drejtpërdrejtë sot (03/12/2024)
Për shkak të një problemi teknik, transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës së sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët është ndërprerë rreth orës 12:30 dhe ka zgjatur për disa minuta. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar për shikuesit e transmetimit tonë në internet.
Transkripti i plotë i kësaj seance bashkë me videon do të publikohen në kanalin Youtube dhe në faqen tonë të internetit, sa më shpejt të jetë e mundur.
-
E martë 3 Dhjetor, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit Bashota
Sot paradite, Mbrojtja e Hashim Thaçit është duke vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit të Prokurorisë, Sokol Bashota.
-
E hënë 2 Dhjetor, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Bashota vazhdon dhënien e dëshmisë
Sot paradite, ZPS-ja ka vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit të saj të 109-të, Sokol Bashota.
-
E premte 29 Nëntor, 2024 16:30
Share this page
P. Shala: Videoja e Urdhrit për Zhdëmtim tani është e disponueshme në Youtube
Ju njoftojmë se videoja e Urdhrit për Zhdëmtim në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës, që u shqiptua sot më 29 nëntor, tani është e disponueshme në kanalin YouTube në të tri gjuhët.
-
E premte 29 Nëntor, 2024 14:30
Share this page
Informimi javor për median më 29 nëntor: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E premte 29 Nëntor, 2024 13:00
Share this page
-
E premte 29 Nëntor, 2024 10:00
Share this page
P. Shala: Shqiptimi i Urdhrit për Zhdëmtim në 11:00 (në faqe të internetit në 11:10)
Transmetimi i drejtpërdrejt i shqiptimit të Urdhrit për Zhdëmtim në çështjen gjyqësore Pjetër Shala, i caktuar për orën 11:00 sot paradite, do të transmetohet me vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.