• E martë 25 Shkurt, 2025 14:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundon për këtë javë/rifillon më 17 mars

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 123-të të Prokurorisë Ismet Tara këtë pasdite, gjykimi u mbyll për sot dhe për këtë javë. Anulohen seancat e 26 dhe 27 shkurtit. Gjykimi do të rifillojë të hënën, 17 mars 2025, në orën 09:00.

  • E martë 25 Shkurt, 2025 10:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Ismet Tara rifillon dhënien e dëshmisë

    Dëshmitari i ZPS-së Ismet Tara rifillon dhënien e dëshmisë këtë mëngjes. Pas kërkesës së djeshme të dëshmitarit, sot ai shoqërohet nga një mbrojtës kujdestar. Njoftimi i Administratores për caktimin e tij është i disponueshëm këtu.

  • E hënë 24 Shkurt, 2025 15:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundon për sot/rifillon nesër (25 shkurt)

    Pas vendimit të Trupit Gjykues për t’i dhënë kohë shtesë Mbrojtjes për të bërë parashtrime mbi provat e propozuara të paraqitura nga ZPS-ja në lidhje me dëshmitarin aktual, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët është mbyllur për sot. Ai do të rifillojë nesër, më 25 shkurt, në orën 09:00, kur pritet të fillojë marrja në pyetje e dëshmitarit Ismet Tara nga Mbrojtja. 

  • E hënë 24 Shkurt, 2025 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitar i ri i ZPS-së në sallë të gjyqit (i 123-ti deri më tani)

    Këtë mëngjes ka nisur dhënien e dëshmisë dëshmitari i ri i ZPS-së, Ismet Tara. Deri më tani, ky është dëshmitari i 123-të i ZPS-së në gjykatë.  

  • E enjte 20 Shkurt, 2025 15:15

    Informimi javor i DHSK-së për median më 20 shkurt 2025: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Photo of Michael Doyle, KSC Spokesperson
    Zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle
     

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 20 Shkurt, 2025 11:45

    Informimi javor për median më 20 shkurt

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 20 shkurt, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Illustration for the KSC Press Briefing on 16 January 2025
  • E mërkurë 19 Shkurt, 2025 15:00

    Çështja Mustafa: gjykatësi i vetëm caktohet edhe për një vit për të mbikëqyrur zbatimin e zhdëmtimit të viktimave

    Më 18 shkurt, Kryetarja e DHSK-së Trendafilova caktoi gjykatësin Zhilber Biti si gjykatës të vetëm për për të vazhduar mbikëqyrjen e zbatimit të urdhrit për zhdëmtim kundër Salih Mustafës, pasi ai mbetet ende për t'u zbatuar plotësisht. Njëjtë si herën e kaluar, gykatësi i vetëm u caktua për periudhën njëvjeçare dhe ai do të marrë raporte nga Administratorja për çdo veprim të ndërmarrë në kuadër të Programit për kompensimin e viktimave të krimit në Kosovë.

  • E mërkurë 19 Shkurt, 2025 11:00

    Thaçi dhe të tjerët: përfundon konferenca për ecurinë e çështjes/nuk ka seanca tjera këtë javë

    Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ZPS-ja njoftoi se aktualisht parashikon të thërrasë dy dëshmitarë në gjykatë javën e ardhshme dhe një dëshmitar në mars. Ata do të informojnë në kohën e duhur për çdo dëshmitar shtesë ose ndryshim në listën e tyre të dëshmitarëve. ZPS-ja gjithashtu njoftoi lidhur me synimin për të mbyllur çështjen e tyre më 15 prill dhe se nuk priten dëshmitarë të tjerë pas 4 prillit.

    Gjithashtu, palët diskutuan çështje tjera, siç janë mocionet shtesë për provat jogojore, si dhe kërkesat e mundshme prej Mbrojtjes sipas Rregullës 130.

    Kjo ishte seanca e fundit e kësaj jave. Gjykimi Thaçi dhe të tjerët do të rinis të hënën, 24 shkurt, në seancë të rregullt të  planifikuar në ora 09:00.