• E mërkurë 7 Shkurt, 2024 16:00

    Informimi javor për median më 8 shkurt

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 8 shkurt në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E hënë 5 Shkurt, 2024 16:00

    Gjykata e Apelit hedh poshtë apelin e Januzajt lidhur me lirimin e përkohshëm

    Më 5 shkurt 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelin e Sabit Januzajt kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilin ishte refuzuar kërkesa e tij për lirim të përkohshëm. Vendimi  i Panelit të Gjykatës së Apelit ndodhet këtu.

  • E hënë 5 Shkurt, 2024 15:30

    Çështja Januzi dhe Bahtijari: ZPS-ja dorëzon dosjen paraprake

    Sipas urdhrit gojor të Gjykatësit të Procedurës Paraprake më 3 nëntor të vitit të kaluar, Prokurori i Specializuar e dorëzoi si konfidenciale dosjen paraprake në çështjen Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari. Protokollimi përkatës me të dhëna lidhur me këtë parashtrim mund të gjendet këtu.

  • E enjte 1 Shkurt, 2024 16:45

    Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 20 shkurt

    Pak pas fillimit të dëshmisë së dëshmitarit të 45-të të ZPS-së gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të vazhdojë më 20 shkurt, në ora 09:00.

  • E enjte 1 Shkurt, 2024 16:30

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 45-të fillon dëshminë

    Këtë pasdite ka nisur dëshmia e dëshmitarit të ri të ZPS-së, Hajrush Kurtaj, ish anëtar i UÇK-së, i cili po dëshmon pa masa mbrojtëse. 

  • E enjte 1 Shkurt, 2024 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 1 shkurt 2024: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E martë 30 Janar, 2024 16:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: modifikohet orari i seancës së nesërme

    Sikurse u përmend në njoftimin tonë pak më herët sot, nesër do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme ex-parte në orën 16:00. Për këtë arsye, nesër (31 janar) seanca e rregullt gjyqësore në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të mbahet nga ora 09:00 deri në 15:15.

  • E martë 30 Janar, 2024 13:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit të 44-t

    Sot pasdite ZPS-ja thirri dëshmitarin e saj të radhës. Ky është dëshmitari W04325, që, sipas Prokurorisë, do të dëshmojë lidhur me çfarë ka parë dhe mësuar gjatë shumë vizitave në një numër shtabesh të UÇK-së gjatë periudhës përkatëse, si edhe për komandantët e UÇK-së me të cilët pati kontakte.