-
E enjte 15 Dhjetor, 2022 13:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 16 dhjetor
Të premten, më 16 dhjetor në orën 11:00, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të premten, më 16 dhjetor 2022, në ora 09:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E enjte 15 Dhjetor, 2022 09:30
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: 21 viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në proces gjyqësor
Gjykatësi i procedurës paraprake Giju nxori vendimin e katërt mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Njëzet e një parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Ata do të përfshihen në grupin ekzistues 1 (i cili numëronte tridhjetë e dy viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga përfaqësuesja e njëjtë e viktimave. Njëzetë kërkesa u refuzuan. Më shumë detaje mund të lexohen në vendim.
-
E enjte 8 Dhjetor, 2022 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 8 dhjetor 2022: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 8 Dhjetor, 2022 08:15
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 8 dhjetor
Të enjten, më 8 dhjetor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 6 Dhjetor, 2022 16:45
Share this page
Çështja gjyqësore Mustafa: Aktgjykimi më 16 dhjetor
Sot, më 6 dhjetor 2022, Trupi Gjykues I caktoi shpalljen e aktgjykimit në çështjen kundër Salih Mustafës më 16 dhjetor 2022 në orën 09:00. Këtu mund ta gjeni urdhrin për caktimin e datës.
-
E premte 2 Dhjetor, 2022 14:00
Share this page
Përfundon seanca e apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj/aktgjykimi në kohën e duhur
Në përgjigjen e sotme Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi që të hidhen poshtë apelet e të dy ekipeve të Mbrojtjes dhe të konfirmohen dënimet e shqiptuara ndaj Gucatit dhe Haradinajt. Më pas u përgjigjën ekipet e Mbrojtjes, pasuar nga deklarimi personal i Gucatit dhe Haradinajt. Seanca e apelit në këtë çështje ka përfunduar. Paneli i Gjykatës së Apelit do të shpallë aktgjykimin përkatës në kohën e duhur.
-
E premte 2 Dhjetor, 2022 10:15
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: dita e dytë e seancës së apelit
Gjatë ditës së dytë të seancës së apelit, Zyra e Prokurorit të Specializuar do t'i përgjigjet parashtrimeve të Mbrojtjes, pasuar nga përgjigjet e të dy ekipeve të Mbrojtjes. Seanca e sotme pritet të përfundojë me deklaratën përfundimtare të gjykatësit kryesues paraprirë nga një deklarim personal (fakultativ) nga të dy apeluesit.
-
E enjte 1 Dhjetor, 2022 18:00
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: Mbrojtja përfundon parashtrimet e veta
Gjatë parashtrimeve të sotme Mbrojtja e Gucatit dhe e Haradinajt theksuan edhe një herë arsyet e tyre të apelit kundër aktgjykimit duke kërkuar që i njëjti të hidhet poshtë dhe të zëvendësohet me një vendim të pafajësisë. Në rast të shpalljes fajtorë, të dy ekipet e Mbrojtjes kërkojnë uljen e dënimeve të tyre. Seanca e apelit do të vazhdojë nesër në orën 09:30.
-
E enjte 1 Dhjetor, 2022 15:15
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 1 dhjetor 2022: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 1 Dhjetor, 2022 14:15
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: fillon seanca e apelit
Seanca e apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj është caktuar të mbahet sot dhe nesër, më 1 dhe 2 dhjetor. Sipas orarit të seancës së sotme, Mbrojtja e Gucatit do t'i bëjë parashtrimet e veta pas deklaratës hyrëse të gjykatësit kryesues të panelit të Gjykatës së Apelit, pasuar nga parashtrimet e Mbrojtjes së Haradinajt.