• E enjte 22 Qershor, 2023 09:00

    Thaçi dhe të tjerët: Urdhri i trupit gjykues lidhur me praninë e Mbrojtjes në sallën e gjyqit

    Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët miratoi pjesërisht një mocion të ZPS-së dhe urdhëroi mospraninë e një anëtari të një ekipi mbrojtës në sallën e gjyqit gjatë dhënies së dëshmive të dëshmitarëve nën masa mbrojtëse. Gjithashtu, Trupi Gjykues ua kujtoi palëve pjesën përkatëse të Urdhrit për kryerjen e procedurave (“Në parim, pjesëmarrja në gjykatë do të kufizohet në mbrojtësit dhe administratorët e çështjes. Nëse një palë dëshiron të sjellë në sallën e gjyqit një anëtar tjetër të ekipit, ajo do të njoftojë 24 orë përpara të gjitha palët dhe pjesëmarrësit, Zyrën Administrative dhe trupin gjykues.”).

    Më shumë detaje në vendimin e plotë.

  • E mërkurë 21 Qershor, 2023 17:30

    Informimi javor për median më 22 qershor

    Të enjten, më 22 qershor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E martë 20 Qershor, 2023 17:00

    Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 10 korrik

    Ka përfunduar konferenca për ecurinë e çështjes ndërsa seanca e paraparë për nesër (21 qershor) është anuluar. Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të rinis më 10 korrik, në orën 09:00.

  • E martë 20 Qershor, 2023 15:45

    Thaçi dhe të tjerët: përfundon seanca e paraqitjes së provave/fillon konferenca për ecurinë e çështjes

    Pas dëshmisë së dëshmitarit të 11-të të ZPS-së, seanca e sotme e paraqitjes së provave në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar. Siç është propozuar nga Trupi Gjykues, është duke u zhvilluar një konferencë për ecurinë e çështjes për të diskutuar në lidhje me hapat për të siguruar që procedurat të jenë publike në një shkallë më të lartë (çështje e cila është përmendur gjatë seancës më 17 maj).

  • E martë 20 Qershor, 2023 09:45

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W03811 vazhdon dëshminë

    Dëshmitari i 11-të i ZPS-së është duke vazhduar dëshminë përmes videolidhjes dhe është duke u marrë në pyetje nga ZPS-ja.

  • E hënë 19 Qershor, 2023 16:15

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W03540, Prokuroria ka ftuar dëshmitarin e 11-të në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari i mbrojtur W03811 është duke dëshmuar përmes videolidhjes.

  • E hënë 19 Qershor, 2023 12:00

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Trupi Gjykues i shqetësuar me kohën e shpenzuar deri më tani në gjykim

    Gjatë seancës së sotme (19 qershor), Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët, duke pasur parasysh datën e synuar për përfundimin e çështjes së ZPS-së (prill 2025), shprehu shqetësimin e tij lidhur me ritmin aktual të dhënies së dëshmive në gjykatë. Duke marrë parasysh se janë shpenzuar rreth 120 orë për dëshmitë e vetëm 10 dëshmitarëve, Trupi Gjykues ua kujtoi palëve se është e panevojshme që dëshmitarët të merren gjerësisht në pyetje për çështje të cilat janë të padiskutueshme. Mbi këtë bazë, Trupi Gjykues shprehu besimin e tij se ZPS-ja mund të zvogëlojë në mënyrë të konsiderueshme kohën e nevojshme për marrjen në pyetje, ndërkohë që Mbrojtja u urdhërua të rivlerësojë kohën që kanë paraparë për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm.

  • E hënë 19 Qershor, 2023 10:15

    Dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve

    Dëshmitari i dhjetë i Prokurorisë në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është dëshmitari i mbrojtur W03540, i cili po dëshmon me pamje të ndryshuar.

  • E premte 16 Qershor, 2023 14:15

    Përfundon gjykimi ndaj Shalës për këtë javë/kalendari për hapat e ardhshëm procedural

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të tetë të Prokurorisë, gjykimi kundër Pjetër Shalës përfundoi për këtë javë dhe do të rinis më 26 qershor në orën 09:30. Në fund të seancës së sotme, Trupi Gjykues lëshoi një urdhër gojor sipas të cilit, mes të tjerash, 6 korriku 2023 është data e synuar për mbylljen e çështjes së ZPS-së. Varësisht nga rezultati i mocionit të Mbrojtjes, në bazë të Rregullës 130 (për rrëzimin e akuzave), në qoftë se kanë, 21 ose 22 gushti janë datat e caktuara për nisjen e paraqitjes së provave prej Mbrojtësit të viktimave, në qoftë se kanë, ndjekur nga Konferenca përgatitore e Mbrojtjes (gjatë së njëjtës javë). Trupi Gjykues caktoi 18 shtatorin 2023 si datë provizore për nisjen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes, në qoftë se kanë.

  • E premte 16 Qershor, 2023 10:30

    Gjykimi i Shalës: dëshmon dëshmitari i ri i Prokurorisë

    Dëshmitari i tetë i Prokurorisë në gjykimin e  Shalës është dëshmitari ekspert Zbyněk  Dolejši, ekspert për identifikimin e ADN-së, nga Praga, Republika Çeke.