-
E mërkurë 7 Qershor, 2023 17:30
Share this page
Irish DHSK-ja mirëpriti Ministrin irlandez të Shtetit për reformën ligjore dhe rininë
Kryetarja dhe Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar mirëpritën sot Ministrin irlandez të Shtetit për reformën ligjore dhe rininë, James Browne, i cili vizitoi gjykatat në Hagë.

-
E mërkurë 7 Qershor, 2023 17:00
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 8 qershor
Të enjten, më 8 qershor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

-
E martë 6 Qershor, 2023 17:45
Share this page
DHSK-ja mirëpriti Kryetarët e Gjykatave Supreme të disa shteteve afrikane
Kryetarja dhe Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës mirëpritën sot Kryetarët e Gjykatave Supreme të disa shteteve afrikane për të biseduar lidhur me mandatin e DHSK-së. Vizita u organizua nga Instituti Afrikan i së Drejtës Ndërkombëtare, Fondacioni Afrikan për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Projekti i Hagës për Paqen dhe Drejtësinë.

-
E martë 6 Qershor, 2023 15:45
Share this page
Përfundon gjykimi i Shalës për këtë javë/rinis më 16 qershor
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të shtatë të ZPS-së, gjykimi ndaj Pjetër Shalës përfundoi për këtë javë dhe do të rinis të premten, më 16 qershor 2023, në orën 09:30. Seancat e planifikuara për pjesën tjetër të kësaj jave (07-09 qershor) anulohen.
-
E martë 6 Qershor, 2023 10:15
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës: dëshmitari i mbrojtur TW4-01 vazhdon dëshminë e vet
Dëshmitari i mbrojtur i ZPS-së TW4-01 vazhdon dëshminë e tij në gjykimin e Shalës.
-
E hënë 5 Qershor, 2023 10:15
Share this page
Gjykimi i Shalës: dëshmitari i shtatë i ZPS-së vazhdon dëshminë
Dëshmitari i mbrojtur i ZPS-së TW4-01 vazhdon dëshminë e tij në gjykimin e Shalës.
-
E premte 2 Qershor, 2023 16:45
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Shalës për këtë javë
Gjykimi do të rinis të hënën, më 5 qershor, në orën 09:30.
-
E premte 2 Qershor, 2023 14:15
Share this page
Gjykatësi Stensland u rizgjodh kryetar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të DHSK-së
Në një vendim të lëshuar më 1 qershor 2023, gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK) vendosën të zgjedhin gjykatësin Vidar Stensland si gjykatës kryesues të DHSGJK-së, në përputhje me Rregulloren e Punës së DHSGJK-së, për një mandat njëvjeçar i cili fillon më 1 qershor 2023.
-
E premte 2 Qershor, 2023 10:30
Share this page
Prokurorja e re e Specializuar
Pas emërimit të Prokurores së re të Specializuar, Kimberly West, sot kemi nxjerrë dy komunikata për shtyp të cilat mund të lexohen këtu.
-
E premte 2 Qershor, 2023 10:15
Share this page
Gjykimi i Shalës: dëshmitari i shtatë i ZPS-së vazhdon dëshminë
Dëshmitari i mbrojtur i ZPS-së TW4-01 vazhdon dëshminë e tij në gjykimin e Shalës. Ai është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja.