-
E martë 23 May, 2023 12:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit 4355, një tjetër dëshmitar i mbrojtur ka nisur dëshminë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ky dëshmitar (me pseudonimin W-01236) është dëshmitari i shtatë i ZPS-së.
-
E martë 23 May, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit të gjashtë të ZPS-së
Prokuroria vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur 4355 në çështjen Thaçi dhe të tjerët.
-
E hënë 22 May, 2023 16:30
Share this page
Dëshmitari i gjashtë i ZPS-së fillon dëshminë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve
Dëshmitari i radhës i ZPS-së është dëshmitari i mbrojtur 4355.
-
E hënë 22 May, 2023 10:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari 3165 vazhdon dëshminë
Dëshmitari i pestë i ZPS-së vazhdon dëshminë. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Rexhep Selimit.
-
E enjte 18 May, 2023 18:00
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Gjykimi do të vazhdojë më 22 maj në orën 09:00.
-
E enjte 18 May, 2023 14:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 18 maj 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 18 May, 2023 10:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i pestë i ZPS-së vazhdon dëshminë
ZPS-ja vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të saj të mbrojtur 3165.
-
E mërkurë 17 May, 2023 17:00
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 18 maj
Të enjten, më 18 maj në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 17 May, 2023 16:15
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së
Dëshmitari i pestë i ZPS-së është dëshmitari i mbrojtur 3165, dëshmia e të cilit sapo ka filluar.
-
E mërkurë 17 May, 2023 15:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Urdhër i Trupit Gjykues mbi Procedurat Publike
Gjatë seancës së sotshme (17 maj), Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët shprehu shqetësimin se gati të gjitha dëshmitë deri më tani janë dëgjuar në seanca private apo të mbyllura dhe ua kujtoi palëve, midis të tjerash, se, në përputhje me nenin (21)(2) të Ligjit, të akuzuarit gëzojnë të drejtën për gjykim të drejtë dhe publik dhe gjithashtu se është në interesin e publikut që ky proces të zhvillohet, për aq sa është e mundshme, në mënyrë publike. Trupi Gjykues gjithashtu kujtoi se në urdhrin mbi zhvillimin e procedurave thuhet se palët dhe pjesëmarrësit duhet të respektojnë karakterin publik të procesit gjyqësor. Më vonë, Trupi Gjykues lëshoi urdhër gojor duke kërkuar parashtrime nga palët, deri më 31 maj, në lidhje me hapat konkretë që mund të merren nga palët dhe trupi gjykues për të siguruar që këto procedura të jenë publike në shkallë më të lartë. Ndërkohë, Trupi Gjykues i urdhëroi palët që të kenë parasysh parimin që procedurat të jenë publike, kur të kërkojnë që pjesë të dëshmive të dëshmitarëve të dëgjohen në seanca private ose të mbyllura.