-
E mërkurë 25 May, 2022 18:30
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: 12 viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në proces gjyqësor
Më 25 maj 2022, gjykatësi i procedurës paraprake Giju nxori vendimin e tretë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Dymbëdhjetë parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Ata do të përfshihen në grupin ekzistues 1 (i cili numëronte 20 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga përfaqësuesja e njëjtë e viktimave.
-
E mërkurë 25 May, 2022 15:30
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: Hidhen poshtë apelet e Mbrojtjes mbi ligjshmërinë e DHSK/ZPS-së dhe të drejtat e të akuzuarëve
Më 20 maj 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Thaçi dhe Veseli, kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake që rrëzoi kundërshtimet e Mbrojtjes mbi ligjshmërinë e DHSK/ZPS-së si dhe pretendimet për shkelje të disa të drejtave kushtetuese të të akuzuarve. Vendimi gjendet në Dokumentacionin Gjyqësor Publik.
-
E premte 20 May, 2022 20:15
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: Ekipet e Mbrojtjes duhet t’i dorëzojnë dosjet paraprake deri më 21 tetor
Sot, gjatë konferencës mbi ecurinë e çështjes Thaçi dhe të tjerët, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju, lëshoi gojarisht urdhër për ekipet e Mbrojtjes që t’i dorëzojnë dosjet e tyre paraprake deri të premten, 21 tetor 2022.
-
E premte 20 May, 2022 14:30
Share this page
Përditësim: Konferenca mbi ecurinë e çështjes Thaçi dhe të tjerët do të fillojë më vonë se në orarin e planifikuar
Ju informojmë se konferenca mbi ecurinë e çështjes Thaçi dhe të tjerët do të fillojë më vonë se në orarin e planifikuar (në orën 15:30 në sallën e gjyqit ose në orën 16:15 në transmetimin në internet).
-
E enjte 19 May, 2022 10:45
Share this page
Gjykimi në çështjen Mustafa shtyhet deri në një njoftim të mëtejshëm
Seanca e sotme në çështjen Mustafa përfundoi dhe seanca e planifikuar për nesër më 20 maj, u anulua. Pas parashtrimeve të djeshme të Mbrojtjes në lidhje me rishqyrtimin e qëndrimit të mëparshëm të saj, sot nuk u zhvillua deklarata pa betim e të akuzuarit në përputhje me rregullën 142 të Rregullores. Gjykimi u shtye deri në një njoftim të mëtejshëm.
-
E enjte 19 May, 2022 08:15
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 19 maj
Të enjten, më 19 maj në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 18 May, 2022 13:00
Share this page
Videoincizimi i aktgjykimit të Gucatit&Haradinajt në dispozicion në Youtube
Videoincizimi i aktgjykimit në çështjen Gucati&Haradinaj tani është në dispozicion në kanalin Youtube. Klikoni këtu për të shikuar videoncizimin në shqip.
-
E mërkurë 18 May, 2022 11:15
Share this page
Aktgjykimi i Trupit Gjykues në çështjen Gucati&Haradinaj
Sot, Trupi Gjykues II, shpalli aktgjykimin e tij në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Trupi Gjykues shpalli të dy të akuzuarit fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe dënoi secilin të akuzuar me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku të llogaritet koha e kaluar në paraburgim deri tani, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Më shumë hollësi në Komunikatë për Shtyp.
-
E mërkurë 18 May, 2022 08:30
Share this page
Gucati&Haradinaj: Shpallja e aktgjykimit do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i shpalljes së aktgjykimit në çështjen kundër Gucatit dhe Haradinajt, e planifikuar për sot paradite në orën 10:00, do të transmetohet me vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.
-
E premte 13 May, 2022 16:15
Share this page
Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 20 maj
Siç është njoftuar në kalendarin tonë të Gjykatës, konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 20 maj në orën 14:30. Më shumë hollësi mund të lexoni në urdhrin për caktimin e datës.