-
E enjte 12 May, 2022 16:45
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes, gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë dhe seanca e planifikuar për nesër (13 maj) u anulua. Gjykimi do të vazhdojë më 19 maj me deklaratën pa betim të të akuzuarit.
-
E enjte 12 May, 2022 16:30
Share this page
Hysni Gucati: Vizitë nën mbikqyrje në Kosovë
Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Hysni Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.
-
E enjte 12 May, 2022 12:15
Share this page
Dëshmitari i radhës i Mbrojtjes së Mustafës fillon dëshminë
Ibadete Canolli-Kaciu është dëshmitarja e 15-të e Mbrojtjes në gjykimin ndaj Mustafës.
-
E enjte 12 May, 2022 10:45
Share this page
Gjykimi në çështjen Mustafa: paraqitja e provave prej Mbrojtjes parashikohet të mbyllet më 26 maj
Gjatë seancës së sotme (12 maj), Trupi Gjykues lëshoi urdhrin gojor për caktimin e 26 majit 2022, si datë që parashikohet për mbylljen e paraqitjes së provave prej Mbojtjes sipas rregullës 131 të Rregullores. Rrjedhimisht, Mbrojtja u urdhërua që të parashtrojë njoftimin me shkrim në lidhje me këtë në të njëjtën datë.
-
E enjte 12 May, 2022 10:30
Share this page
Gjykimi në çështjen Mustafa: dëshmitarja Hadri vazhdon dëshminë e saj
Dëshmitarja e Mbrojtjes, Teuta Hadri vazhdoi dëshminë e saj në gjykimin ndaj Mustafës.
-
E enjte 12 May, 2022 09:30
Share this page
Gjykimi në çështjen Mustafa: shtyhet fillimi i seancës
Seanca e paradites në çështjen Mustafa do të fillojë në orën 09:45 (ose në orën 10:30 në transmetimin me vonesë).
-
E mërkurë 11 May, 2022 17:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 12 maj
Të enjten, më 12 maj në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 11 May, 2022 10:30
Share this page
Vazhdon gjykimi, dëshmon dëshmitari i radhës i Mbrojtjes
Dëshmitarja e 14-të e Mbrojtjes në çështjen gjyqësore Mustafa është Teuta Hadri.
-
E martë 10 May, 2022 15:45
Share this page
-
E martë 10 May, 2022 14:45
Share this page