• E martë 1 Mars, 2022 17:15

    Caktohet Paneli i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimet e Krasniqit, Veselit dhe Thaçit

    Kryetarja e DHSK-së, Trendafilova, caktoi sot Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimet për vlerësimin e kushtetutshmërisë, të dorëzuara nga Krasniqi, Veseli dhe Thaçi, më 28 shkurt. Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti do të vendosin lidhur me tri referimet për vlerësimin e kushtetutshmërisë që kanë të bëjnë, mes tjerash, me ligjshmërinë e akuzave për ndërmarrjen e përbashkët kriminale, kundërshtimin e juridiksionit të DHSK-së si dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave themelore.

  • E mërkurë 23 Shkurt, 2022 17:30

    Gjykimi ndaj Mustafës: Trupi Gjykues hedh poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave

    Sot, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Mustafa hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave kundër të akuzuarit, në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së. Gjykimi në këtë çështje do të vazhdojë më 8 mars në orën 09:30, kur është caktuar të mbahet konferenca përgatitore për Mbrojtjen (dhe më 9 mars si ditë rezervë).

  • E mërkurë 23 Shkurt, 2022 15:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 24 shkurt

    Të enjten, më 24 shkurt në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E mërkurë 23 Shkurt, 2022 14:30

    Çështja Shala: Vendimi i Gjykatës së Apelit në lidhje me mocionet kundër formës së aktakuzës

    Më 22 shkurt, paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë të dyja arsyet e apelit të dorëzuar nga Pjetër Shala kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake në lidhje me mocionet kundër formës së aktakuzës.

  • E martë 22 Shkurt, 2022 13:00

    Mirëmbajtja e faqes së internetit të DHSK-së më 23 shkurt

    Ju njoftojmë se të mërkurën, më 23 shkurt, nga ora 09:00 deri në orën 12:00, do të kryejmë mirëmbajtjen e faqes së internetit. Gjatë kësaj periudhe mund të hasni në vështirësi për t'u qasur në disa ose të gjitha pjesët e faqes sonë të internetit. Faleminderit për mirëkuptimin.

  • E mërkurë 16 Shkurt, 2022 17:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 17 shkurt

    Të enjten, më 17 shkurt në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E mërkurë 16 Shkurt, 2022 15:45

    Thaçi dhe të tjerët: caktohet seanca për datën 22 shkurt

    Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi sot kërkesën e Mbrojtjes për caktimin e seancës në të cilën do të dëgjohen argumentet e palëve mbi çështjet e ngritura në parashtrimin e ZPS-së lidhur me trajtimin e informacioneve konfidenciale dhe kontaktet me dëshmitarët. Seanca është caktuar për të martën, më 22 shkurt, në orën 14:30.

     

  • E premte 11 Shkurt, 2022 18:00

    Çështja Shala: dy vendime nga Gjykata e Apelit

    Sot, Paneli i Gjykatës së Apelit e refuzoi apelin e Shalës kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilin ai hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes në lidhje me juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Në vendimin tjetër, Paneli i Gjykatës së Apelit vendosi lidhur me apelin e të akuzuarit kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake për rishikimin e mbajtjes së tij në paraburgim. Paneli miratoi një arsye apelimi dhe ia ktheu çështjen prapa Gjykatësit të Procedurës Paraprake, në mënyrë që, mes tjerash, të kërkojë informacion shtesë nga Administratorja e DHSK-së dhe të ftojë Mbrojtjen që të konsultohet me autoritetet belge lidhur me zbatimin e mundshëm të kushteve të propozuara nga i akuzuari. Arsyet e tjera të apelit u hodhën poshtë. 

  • E enjte 10 Shkurt, 2022 10:00

    Gjykimi ndaj Mustafës: vendimi i tretë lidhur me kryerjen e procedurave

    Në vendimin e tij më të fundit lidhur me kryerjen e procedurave, Trupi Gjykues në çështjen Mustafa vendosi të anulojë afatet e vendosura në vendimin e tij të mëparshëm më 21 janar. Mbrojtja do të dorëzojë mocionet e veta për rrëzimin e akuzave në pajtim me rregullën 130, deri më 15 shkurt, në ora 16:00, ndërsa Trupi Gjykues synon të nxjerrë vendimin e tij lidhur me këtë ndërmjet 23 dhe 25 shkurtit. Vendimin dhe më shumë detaje mund t’i gjeni këtu.