-
E hënë 31 Janar, 2022 15:00
Share this page
Çështja Shala: ZPS-ja dorëzon dosjen paraprake
Më 28 janar 2022, Prokurori i Specializuar e dorëzoi si rreptësisht konfidenciale dhe ex parte dosjen paraprake si dhe listën e dëshmitarëve dhe listën e provave materiale në çështjen kundër Pjetër Shalës. Protokollimi përkatës me të dhëna lidhur me këtë parashtrim mund të gjendet këtu.
-
E hënë 31 Janar, 2022 11:30
Share this page
Gjykimi Gucati&Haradinaj shtyhet deri në një njoftim të dytë
Pas përfundimit të konferencës për ecurinë e çështjes gjyqësore ditën e sotme, gjykimi Gucati&Haradinaj shtyhet deri në një njoftim të dytë. Trupi Gjykues do të nxjerrë një urdhër lidhur me hapat e ardhshëm në kohën e duhur. Seanca e datës 4 shkurt anulohet.
-
E premte 28 Janar, 2022 16:30
Share this page
Z. Sajmon Loz caktohet mbrojtës i viktimave në çështjen Pjetër Shala
Më 28 janar 2022, Administratorja caktoi z. Loz që të përfaqësojë viktimën në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Pjetër Shalës. Gjykatësi i Procedurës Paraprake pranoi një individ si viktim pjesëmarrëse në procesin gjyqësor, më 15 dhjetor 2021.
-
E premte 28 Janar, 2022 11:30
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: përfundon gjykimi për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes së Haradinajt, Robert Reid, gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt përfundoi për këtë javë. Gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 31 janar, në orën 09:30, me konferencën për ecurinë e çështjes gjyqësore.
-
E premte 28 Janar, 2022 09:00
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: dëshmitari Robert Reid vazhdon dëshminë e tij
Robert Reid, dëshmitari ekspert i Mbrojtjes së Haradinajt, vazhdon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt.
-
E enjte 27 Janar, 2022 14:00
Share this page
Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 4 shkurt
Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca e dhjetë për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të premten, më 4 shkurt, në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.
-
E mërkurë 26 Janar, 2022 18:00
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 27 janar
Të enjten, më 27 janar në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 25 Janar, 2022 16:15
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë
Gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë, ndërsa seancat e caktuara më 26 dhe 27 janar anulohen. Gjykimi do të vazhdojë të martën, më 1 shkurt, në orën 09:30.
-
E martë 25 Janar, 2022 10:15
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i dymbëdhjetë i ZPS-së fillon dëshminë e tij
Ish-oficeri i Brigadës 153 të UÇK-së, Sejdi Veseli, është dëshmitari i radhës i ZPS-së në gjykimin ndaj Mustafës.
-
E hënë 24 Janar, 2022 12:45
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt për ditën e sotme/vazhdon të premten në orën 08:00
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt përfundoi për ditën e sotme dhe do të vazhdojë të premten, më 28 janar, në orën 08:00.