-
E hënë 20 Dhjetor, 2021 08:00
Share this page
Pushimi dimëror i gjykatës zgjat deri më 7 janar 2022
Siç është njoftuar në kalendarin tonë, pushimi dimëror në DHSK fillon të hënën, më 20 dhjetor 2021, dhe përfundon më 7 janar 2022. Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca gjyqësore, përveç rrethanave të jashtëzakonshme, dhe disa shërbime jothelbësore zvogëlohen në minimum. Sidoqoftë, gjykata mbetet plotësisht funksionale gjatë kësaj periudhe dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së. Parashtrimet mund të dorëzohen edhe gjatë pushimit.
-
E mërkurë 15 Dhjetor, 2021 22:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 16 dhjetor
Të enjten, më 16 dhjetor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 15 Dhjetor, 2021 15:00
Share this page
Vendimi i parë për pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Shala
Më 15 dhjetor, gjykatësi i procedurës paraprake Giju nxori vendimin e parë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Pjetër Shala. Një parashtrues i kërkesës u pranua si viktimë pjesëmarrëse në proces dhe gjykatësi i procedurës paraprake urdhëroi Administratoren që deri më 28 janar 2022 të caktojë përfaqësuesin e viktimës. Këtu do të gjeni vendimin.
-
E mërkurë 15 Dhjetor, 2021 13:15
Share this page
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt vazhdon në muajin janar
Mbrojtja e Nasim Haradinajt e përfundoi sot deklaratën e saj hyrëse. Trupi gjykues e miratoi me vendim gojor kërkesën e Mbrojtjes së Haradinajt për shtyrjen e gjykimit dhe urdhëroi që paraqitja e provave në çështjen Haradinaj të fillojë të martën, më 11 janar 2022. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa seancat e parapara më 16 dhe 17 dhjetor janë anuluar.
-
E mërkurë 15 Dhjetor, 2021 13:00
Share this page
Mbrojtja e Haradinajt nis paraqitjen e provave
Mbrojtja e Nasim Haradinajt është duke bërë deklaratën hyrëse.
-
E mërkurë 15 Dhjetor, 2021 10:15
Share this page
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: dëshmojnë dy dëshmitarët e rithirrur
Sipas urdhrit të mëhershëm të Trupit Gjykues II, Mbrojtja e Gucatit sot do të marrë në pyetje dy dëshmitarët e rithirrur të ZPS-së (Zdenka Pumper dhe Miro Jukić), e cila pritet të mbahet në seancë të mbyllur për publikun.
-
E martë 14 Dhjetor, 2021 11:15
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës do të vazhdojë më 18 janar 2022
Me dëshminë e sotme të dëshmitarit W04674 gjykimi ndaj Mustafës përfundoi për këtë vit. Seancat gjyqësore në këtë çështje do të rifillojnë më 18 janar 2022.
-
E martë 14 Dhjetor, 2021 10:45
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: 11 viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në proces gjyqësor
Më 10 dhjetor 2021, gjykatësi i procedurës paraprake Giju nxori vendimin e dytë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Njëmbëdhjetë parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Ata do të përfshihen në grupin ekzistues 1 (i cili numëron nëntë viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga përfaqësuesja e njëjtë e viktimave. Vendimi mund të shihet këtu.
-
E martë 14 Dhjetor, 2021 10:15
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari W04674 vazhdon dëshminë e tij
Dëshmitari i mbrojtur i ZPS-së W04674 vazhdon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Mustafës.
-
E hënë 13 Dhjetor, 2021 16:00
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për ditën e sotme
Gjykimi do të vazhdojë nesër në orën 09:30.