• E enjte 4 Nëntor, 2021 08:45

    Sot mbahet informimi javor i DHSK-së për median

    Sot, në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E martë 2 Nëntor, 2021 15:15

    Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: ZPS-së i lejohet të thërrasë një dëshmitar shtesë

    Trupi gjykues në çështjen Gucati dhe Haradinaj miratoi kërkesën e ZPS-së për të thirrur një dëshmitar shtesë si dhe për të shtuar një send në listën e saj të provave materiale. Këtu mund ta gjeni urdhrin.

  • E hënë 1 Nëntor, 2021 08:45

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 17 dhjetor 2021

    Gjatë konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, më 29 tetor, gjykatësi i procedurës paraprake në këtë çështje, Nikola Giju, me vendim gojor urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 17 dhjetor 2021 të dorëzojë dosjen e saj paraprake.

  • E enjte 28 Tetor, 2021 12:30

    Gucati dhe Haradinaj: dëshmitari i tretë i ZPS-së fillon dëshminë e tij

    Dëshmitari i radhës i ZPS-së në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt është Miro Jukić, nga ekipi i ZPS-së për sigurinë e dëshmitarëve.