-
E enjte 28 Tetor, 2021 09:45
Share this page
Sot mbahet informimi javor i DHSK-së për median
Sot, në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 27 Tetor, 2021 15:30
Share this page
Paneli i Gjykatës së Apelit refuzon apelin e Thaçit lidhur me mbajtjen në paraburgim
Paneli i Gjykatës së Apelit sot hodhi poshtë apelin e parashtruar nga Hashim Thaçi më 16 gusht 2021 kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake mbi rishikimin e mbajtjes së tij në paraburgim, të datës 23 korrik 2021. Vendimi i Gjykatës së Apelit, bashkë me mendimin pjesërisht mospajtues të gjykatëses Nina Jørgensen, ndodhet këtu.
-
E mërkurë 27 Tetor, 2021 10:30
Share this page
Dëshmitari i dytë i ZPS-së vazhdon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt
ZPS-ja vazhdon me parashtrimin e pyetjeve për dëshmitarin Halil Berisha.
-
E martë 26 Tetor, 2021 15:30
Share this page
Dëshmitari i radhës i ZPS-së në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt
Halil Berisha, i cili ka punuar si gazetar për median kosovare Gazeta InFokus në shtator të vitit 2020, është dëshmitari i dytë i ZPS-së në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt. Dëshmitari është detyruar të paraqitet për të dëshmuar sipas rregullës 121(2) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së dhe ndihmohet nga një mbrojtës kujdestar.
-
E martë 26 Tetor, 2021 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: dëshmitarja e ZPS-së Pumper vazhdon dëshminë e saj
Dëshmitarja e ZPS-së, Zdenka Pumper, vazhdon dëshminë e saj në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt. Mbrojtja e Haradinajt është duke i parashtruar pyetje.
-
E martë 26 Tetor, 2021 09:15
Share this page
Policia e Kosovës të ofroj informacion lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Gucatit dhe Haradinajt
Trupi gjykues II urdhëroi policinë e Kosovës që deri më 26 nëntor 2021 të ofroj informacion, ndër të tjera, lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Vendimi ndodhet këtu.
Në një vendim tjetër, lidhur me këtë, Trupi Gjykues II urdhëroi Administratoren e DHSK-së që, brenda të njëjtit afat, të paraqesë parashtresat e saja në lidhje me regjimin e paraburgimit në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.
-
E hënë 25 Tetor, 2021 10:15
Share this page
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: dëshmitarja Pumper vazhdon dëshminë e saj
Mbrojtja e Gucatit vazhdon me parashtrimin e pyetjeve për dëshmitaren e ZPS-së Zdenka Pumper.
-
E enjte 21 Tetor, 2021 13:45
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt për këtë javë
Gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 25 tetor, në orën 09:30.
-
E enjte 21 Tetor, 2021 10:15
Share this page
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: dëshmitarja Pumper vazhdon dëshminë e saj
Mbrojtja e Hysni Gucatit vazhdon me parashtrimin e pyetjeve për dëshmitaren e parë të ZPS-së Zdenka Pumper.
-
E enjte 21 Tetor, 2021 09:00