-
E mërkurë 20 Tetor, 2021 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: dëshmitarja Pumper vazhdon dëshminë e saj
Dëshmitarja e parë e ZPS-së Zdenka Pumper vazhdon dëshminë e saj në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt. Mbrojtja është duke i parashtruar pyetje dëshmitares.
-
E martë 19 Tetor, 2021 15:30
Share this page
Çështja Shala: dy vendime lidhur me kundërshtimin e aktakuzës/juridiksionit
Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Shala sot nxori dy vendime lidhur me mocionet e Mbrojtjes kundër formës së aktakuzës dhe themelimit/juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Duke konstatuar se aktakuza e konfirmuar në këtë çështje duhet të ndryshohet në mënyrë që, mes tjerash, të ofrojë nivelin e kërkuar të konkretitetit dhe të qartësisë, gjykatësi Giju miratoi pjesërisht mocionin e Mbrojtjes dhe urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që, deri më 1 nëntor 2021, të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës. Mocionet tjera të Mbrojtjes lidhur me formën e aktakuzës u hodhën poshtë.
Në vendimin e tij të dytë, gjykatësi Giju hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes me të cilin kundërshton themelimin dhe juridiksionin e Dhomave të Specializuara, si dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave kushtetuese të të akuzuarit.
-
E martë 19 Tetor, 2021 10:30
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: dëshmitarja Zdenka Pumper vazhdon dëshminë e saj
Hetuesja e ZPS-së Zdenka Pumper vazhdon dëshminë e saj në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt.
-
E hënë 18 Tetor, 2021 14:45
Share this page
Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 29 tetor
Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të premten, më 29 tetor në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.
-
E hënë 18 Tetor, 2021 10:45
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: dëshmitari i parë i ZPS-së fillon dëshminë e tij
Dëshmitarja e parë në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt, Zdenka Pumper, është hetuese në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
-
E enjte 14 Tetor, 2021 13:15
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë
Gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë ndërsa seanca e caktuar për nesër (15 tetor) anulohet. Gjykimi do të vazhdojë të martën, më 2 nëntor në orën 09:30.
-
E enjte 14 Tetor, 2021 10:45
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari W03594 vazhdon dëshminë e tij
Dëshmitari i ZPS-së W03594 vazhdon dëshminë e tij në gjykimin kundër Mustafës. Pas përfaqësueses së viktimave trupi gjykues është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.
-
E enjte 14 Tetor, 2021 08:45
Share this page
Sot mbahet informimi javor i DHSK-së për median
Sot, në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 13 Tetor, 2021 15:15
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Rikthehet transmetimi i drejtpërdrejtë
Ju informojmë se transmetimi i drejtpërdrejtë është duke funksionuar përsëri.
-
E mërkurë 13 Tetor, 2021 10:15
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Probleme teknike me transmetimin
Ju informojmë se për momentin ka probleme teknike me transmetimin e seancës në çështjen Mustafa. Transmetimi nuk është i disponueshëm dhe jemi duke u përpjekur që ta zgjidhim problemin sa më shpejt të jetë e mundur. Ju kërkojmë ndjesë dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin.