• E martë 12 Tetor, 2021 10:45

    Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i radhës i ZPS-së fillon dëshminë e tij

    Dëshmitari i katërt i ZPS-së në gjykimin kundër Mustafës është dëshmitari i mbrojtur W03594.

  • E hënë 11 Tetor, 2021 10:00

    Thaçi dhe të tjerët: Policia e Kosovës të ofroj informacion lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm

    Pas vendimit të panelit të Gjykatës së Apelit, të datës 1 tetor, gjykatësi i procedurës paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi policinë e Kosovës që, brenda dy javësh nga njoftimi i përkthimit të këtij urdhri në gjuhën shqipe, të ofroj informacion në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet e saja, ndër të tjera, për të zbatuar kushtet që kanë të bëjnë me lirimin (e mundshëm) të përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Vendimi ndodhet këtu (vetëm në anglisht).

  • E enjte 7 Tetor, 2021 13:15

    Gucati dhe Haradinaj: ZPS-ja përfundon deklaratën e saj hyrëse

    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka përfunduar deklaratën e saj hyrëse në gjykimin kundër Gucatit dhe Haradinajt. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi do të vazhdojë më 18 tetor, në orën 09:30, me dëshminë e dëshmitarit të parë të ZPS-së.

  • E enjte 7 Tetor, 2021 10:30

    Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: ZPS-ja fillon deklaratën e saj hyrëse

    Zyra e Prokurorit të Specializuar filloi deklaratën e saj hyrëse në gjykimin kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
  • E enjte 7 Tetor, 2021 08:30

    Sot mbahet informimi javor i DHSK-së për median

    Sot, në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E martë 5 Tetor, 2021 16:15

    Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë

    Gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë ndërsa seanca e caktuar për nesër (6 tetor) anulohet. Gjykimi do të vazhdojë të martën, më 12 tetor në orën 09:30.

  • E hënë 4 Tetor, 2021 10:30

    Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i tretë i ZPS-së fillon dëshminë e tij

    Dëshmitari i tretë i ZPS-së në gjykimin kundër Mustafës është dëshmitari i mbrojtur W01679.

  • E hënë 4 Tetor, 2021 08:45

    Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit lidhur me paraburgimin

    Paneli i Gjykatës së Apelit vendosi lidhur me apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit kundër vendimeve të gjykatësit të procedurës paraprake për rishikimin e mbajtjes së tyre në paraburgim. Paneli miratoi një arsye apelimi për secilin të akuzuar dhe ia ktheu çështjen prapa gjykatësit të procedurës paraprake për vlerësim të mëtejshëm, nëse masat e propozuara nga të paraburgosurit ose çdo kusht tjetër që gjykatësi i procedurës paraprake e identifikon si të domosdoshëm, mund të zvogëlojnë rreziqet e identifikuara dhe të zbatohen në mënyrë efektive nga policia e Kosovës. Arsyet e tjera të apelit u hodhën poshtë. Vendimet mund ti gjeni këtu.

  • E enjte 30 Shtator, 2021 09:45