• E hënë 27 Shtator, 2021 13:30

    Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë

    Gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë ndërsa seanca e caktuar për nesër (28 shtator) anulohet. Gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 4 tetor në orën 09:30.

  • E premte 24 Shtator, 2021 17:00

    Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë

    Gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë dhe do të vazhdojë të hënën, më 27 shtator në orën 11:30.

  • E enjte 23 Shtator, 2021 15:15

    Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i radhës i ZPS-së

    Dëshmitari i dytë i ZPS-së në gjykimin kundër Mustafës është dëshmitari i mbrojtur W04600. Dëshmitari ndihmohet nga një mbrojtës kujdestar.

  • E enjte 23 Shtator, 2021 10:30

    Çështja Shala: ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake deri në janar

    Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Shala, gjykatësi i procedurës paraprake Giju. me vendim gojor urdhëroi ZPS-në që deri më 28 janar 2022 të dorëzojë dosjen e saj paraprake në këtë çështje.

  • E enjte 23 Shtator, 2021 08:45

    Sot do të mbahen dy seanca

    Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Shala do të fillojë në orën 09:00, ndjekur nga seanca gjyqësore në çështjen Mustafa, në orën 11:30.

  • E martë 21 Shtator, 2021 17:45

    Gjykimi ndaj Mustafës: I akuzuari autorizohet të marrë pjesë përmes video-lidhjes

    Gjatë seancës së pasdites, trupi gjykues lëshoi një vendim gojor me të cilin miratoi kërkesën e të akuzuarit për të marrë pjesë në gjykim përmes video-lidhjes nga Njësia e Paraburgimit.