-
E martë 21 Shtator, 2021 15:15
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: seanca do të rifillojë më vonë nga sa pritej pas pushimit
-
E martë 21 Shtator, 2021 11:00
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Dëshmitari W03593 vazhdon dëshminë e tij
ZPS-ja vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarit të saj të parë W03593 në gjykimin ndaj Mustafës.
-
E hënë 20 Shtator, 2021 10:45
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Probleme teknike me transmetimin në anglisht
Ju informojmë se për momentin ka probleme teknike me transmetimin për shkak të të cilave përkthimi në anglisht nuk mund të dëgjohet në gjykimin ndaj Mustafës. Siç ju kemi njoftuar më herët, videoja e plotë do të jetë në dispozicion në kanalin tonë Youtube, sa më shpejt të jetë e mundur, pas seancës dëgjimore.
-
E hënë 20 Shtator, 2021 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i parë i ZPS-së fillon dëshminë e tij
Dëshmitari i parë i ZPS-së në gjykimin ndaj Mustafës është dëshmitari i mbrojtur W03593.
-
E premte 17 Shtator, 2021 17:45
Share this page
Trupi Gjykues vendos lidhur me kryerjen e procedurave në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt
Trupi Gjykues II nxori udhëzimet e tij fillestare lidhur me paraqitjen e provave dhe kryerjen e procedurave në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt, i cili është caktuar të fillojë më 7 tetor 2021. Vendimin mund t’a gjeni këtu.
-
E enjte 16 Shtator, 2021 18:15
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: videot e deklaratave hyrëse të disponueshme në Youtube
Ju informojmë se regjistrimi i ditës së parë të gjykimit në çështjen Mustafa është në dispozicion në kanalin tonë në Youtube. Klikoni këtu për të shikuar videon në gjuhën shqipe.
Gjithashtu ju informojmë se DHSK-ja do t'i vë në dispozicion regjistrimet e të gjitha seancave publike në të ardhmen, prandaj i këshillojmë mediat dhe publikun që të vizitojnë rregullisht kanalin tonë në Youtube, si dhe faqen e përditësimit në kohë reale.
-
E enjte 16 Shtator, 2021 13:30
Share this page
Nesër mbahet informimi javor i DHSK-së për median
Dhomat e Specializuara të Kosovës do të fillojnë të ofrojnë informim javor online për median, gjatë të cilit një zëdhënës i DHSK-së do të japë një përditësim të shkurtër. Informimi i parë do të mbahet të premten, më 17 shtator në orën 15:00. Gazetarët e interesuar mund të regjistrohen për të marrë pjesë në informim dhe për të marrë lidhjen duke dërguar një email në [email protected].
-
E mërkurë 15 Shtator, 2021 15:45
Share this page
Mustafa: Përfundon dita e parë e gjykimit
Seanca e gjykimit ndaj Mustafës ka përfunduar dhe seanca e caktuar për nesër është anuluar.
-
E mërkurë 15 Shtator, 2021 14:45
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Përfundojnë deklaratat hyrëse
Përfaqësuesja e viktimave përfundoi deklaratën e saj hyrëse në gjykimin kundër Mustafës. Seanca vazhdon pas pushimit.
-
E mërkurë 15 Shtator, 2021 13:00
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Përfaqësuesja e viktimave fillon deklaratën e saj hyrëse
Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka përfunduar deklaratën e saj hyrëse. Përfaqësuesja e viktimave ka filluar deklaratën e saj hyrëse në gjykimin ndaj Mustafës.