-
E premte 23 Korrik, 2021 20:00
Share this page
Pushimi veror i gjykatës zgjat deri më 13 gusht
Siç është njoftuar në kalendarin tonë, pushimi veror në DHSK fillon të hënën, më 26 korrik, dhe përfundon më 13 gusht. Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca dëgjimore dhe disa shërbime jo-thelbësore zvogëlohen në minimum. Sidoqoftë, gjykata mbetet plotësisht funksionale gjatë kësaj periudhe dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së. Parashtrimet mund të paraqiten gjatë pushimit.
-
E premte 23 Korrik, 2021 09:15
Share this page
Vendime të Gjykatësit të Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët në lidhje me mocionet kundër juridiksionit të DHSK-së/formës së aktakuzës
Më 22 korrik, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët lëshoi vendimin e tij lidhur me mocionet paraprake të dorëzuara nga të katër të akuzuarit kundër juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Gjykatësi Giju miratoi pjesërisht mocionin e Veselit dhe urdhëroi ZPS-në që të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar duke përjashtuar formën e zgjeruar të përgjegjësisë së ndërmarrjes kriminale të përbashkët (e njohur si “NKP III”) për krime me synim konkret. Mocionet e Mbrojtjes u hodhën poshtë në të gjitha pikat e tjera.
Gjithashtu, gjykatësi Giju lëshoi vendimin në lidhje me mocionet e Mbrojtjes kundër formës së aktakuzës. Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi pjesërisht mocionet e Thaçit, Selimit dhe Krasniqit dhe urdhëroi ZPS-në që deri më 3 shtator, të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës së konfirmuar në pajtim me vendimin. Pjesët e tjera të mocioneve të tyre u hodhën poshtë dhe mocioni i Veselit u hodh poshtë tërësisht. Të dy vendimet janë në dokumentacionin gjyqësor publik (në anglisht).
-
E mërkurë 21 Korrik, 2021 17:30
Share this page
Gucati & Haradinaj: Konferencë përgatitore për gjykimin më 1 dhe 2 shtator
Trupi gjykues në çështjen Gucati & Haradinaj sot vendosi të caktojë Konferencën përgatitore për gjykimin, më 1 dhe 2 shtator 2021 në orën 10:00, në prani të ZPS-së dhe të Mbrojtjes. Trupi gjykues gjithashtu vendosi të caktojë përkohësisht datat e konferencës pëgatitore për Prokurorin e Specializuar, më 8 dhe 9 shtator 2021. Më shumë hollësi në vendim.
-
E mërkurë 21 Korrik, 2021 11:00
Share this page
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet në orën 14:30, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E premte 16 Korrik, 2021 19:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Vendimi i Gjykatës së Apelit lidhur me apelin mbi kërkesat e refuzuara për pjesëmarrjen e viktimave
Sot, Gjykata e Apelit hodhi poshtë 4 nga 5 arsyet e apelit të parashtruar më 7 qershor 2021 nga përfaqësuesi i viktimave, në emër të gjashtë individëve, kërkesat e të cilëve për të marrë pjesë si viktima në procedurën kundër Thaçit dhe të tjerëve ishin hedhur poshtë. Paneli e shtyu vendimin e tij lidhur me arsyen e pestë të apelit dhe ia ktheu atë prapa gjykatësit të procedurës paraprake për shqyrtim të mëtejshëm. Vendimin mund ta gjeni këtu (në anglisht).
-
E enjte 15 Korrik, 2021 11:00
Share this page
Kryetarja cakton trupin gjykues II në çështjen Gucati & Haradinaj
Pas njoftimit të gjykatësit të procedurës paraprake, më 14 korrik, se dosja e çështjes do të jetë gati për t’iu kaluar trupit gjykues më 16 korrik, sot, Kryetarja Ekaterina Trendafilova caktoi trupin gjykues II në përbërje nga gjykatësit, Çarls Smith III, Kristof Barte, Genël Metro dhe Fergal Gejnor (gjykatës rezervë) në çështjen kundër Gucatit dhe Haradinajt. Këtu do të gjeni vendimin (në anglisht).
-
E mërkurë 14 Korrik, 2021 12:45
Share this page
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Gucati&Haradinaj do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, e cila do të mbahet në orën 15:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E martë 13 Korrik, 2021 13:30
Share this page
Gjykimi i Mustafës: specifikohen udhëzimet për pjesëmarrjen e viktimave
Më 12 korrik 2021, trupi gjykues I nxori vendimin i cili përcakton modalitetet e pjesëmarrjes së viktimave në gjykimin kundër Salih Mustafës. Në vendimin e tij, i cili ndodhet këtu (në anglisht), trupi gjykues gjithashtu i ka definuar interesat dhe të drejtat e viktimave.
-
E hënë 12 Korrik, 2021 13:30
Share this page
Konferencë e gjashtë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 21 korrik
Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e gjashtë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (në anglisht).
-
E hënë 12 Korrik, 2021 11:30
Share this page
ZPS-ja dorëzon aktakuzën e korrigjuar në çështjen Gucati & Haradinaj
Në zbatim të konstatimeve të panelit të Gjykatës së Apelit dhe urdhërit të gjykatësit të procedurës paraprake, më 23 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar dorëzoi aktakuzën e korrigjuar në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Aktakuza ndodhet këtu.