-
E mërkurë 17 Shkurt, 2021 11:45
Share this page
Gucati & Haradinaj: Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes më 24 shkurt
Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të mbahet më 24 shkurt në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexoni në urdhrin për caktimin (aktualisht vetëm në anglisht)..
-
E martë 16 Shkurt, 2021 10:30
Share this page
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E enjte 11 Shkurt, 2021 17:45
Share this page
Vendimi i parë për pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Mustafa
Më 10 shkurt, gjykatësi i procedurës paraprake Giju nxori vendimin e parë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Salih Mustafa: katër aplikime janë refuzuar si të papranueshme. Këtu do të gjeni vendimin.
-
E mërkurë 10 Shkurt, 2021 09:30
Share this page
Refuzohet apeli i Haradinajt kundër mbajtjes së mëtejshme në paraburgim
Më 9 shkurt, Paneli i Gjykatës së Apelit e refuzoi apelin e Nasim Haradinajt kundër vendimit për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim. Më shumë hollësi në vendimin.
-
E mërkurë 10 Shkurt, 2021 09:15
Share this page
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët shtyhet më 16 shkurt
Siç është njoftuar në vendimin e fundit, Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët shtyhet më 16 shkurt 2021 në orën 11:00.
-
E premte 5 Shkurt, 2021 15:15
Share this page
Çështja Mustafa: ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 15 shkurt
Më 4 shkurt, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Mustafa, Nikola Giju, urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 15 shkurt 2021, të dorëzojë dosjen paraprake si edhe listën e dëshmitarëve dhe provave materiale të propozuara. Më shumë informacion mund të gjeni këtu.
-
E premte 5 Shkurt, 2021 15:00
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: Caktohet paneli i Gjykatës së Apelit për të vendosur në lidhje me apelet për lirim të përkohshëm
Pas apeleve kundër vendimeve lidhur me lirim të përkohshëm prej të gjithë të akuzuarve në çështjen Thaçi dhe të tjerë, Kryetarja e DHSK-së Trendafilova caktoi panelin e Gjykatës së Apelit të përbërë prej gjykatësve Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, për marrjen e vendimit lidhur me apelet. Këtu është vendimi i caktimit dhe apelet gjenden në dokumentacionin gjyqësor publik (aktualisht vetëm në anglisht).
-
E mërkurë 3 Shkurt, 2021 17:00
Share this page
Konferencë e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 11 shkurt
Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 11 shkurt në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (aktualisht vetëm në anglisht).
-
E hënë 1 Shkurt, 2021 09:30
Share this page
Konferenca e sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Mustafa do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Salih Mustafës, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E mërkurë 27 Janar, 2021 09:00
Share this page
Refuzohen kërkesat e Thaçit, Selimit dhe Krasniqit për lirim të përkohshëm
Më 22 janar, gjykatësi i procedurës paraprake Giju i refuzoi kërkesat për lirimin e përkohshëm të Hashim Thaçit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Versionet e redaktuara publike të të trija vendimeve mund ti gjeni në dokumentacionin gjyqësor publik të DHSK-së.