• E martë 26 Janar, 2021 16:45

    Konferencë e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Mustafa më 1 shkurt

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Salih Mustafës do të mbahet më 1 shkurt në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin ((aktualisht vetëm në anglisht).

    Image
  • E hënë 25 Janar, 2021 09:00

    Refuzohet kërkesa e Veselit për lirim të përkohshëm

    Më 22 janar 2021, gjykatësi i procedurës paraprake Giju e refuzoi kërkesën për lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit. Vendimin mund ta gjeni këtu (aktualisht vetëm në anglisht).

  • E premte 8 Janar, 2021 15:45

    Gjykatësi Giju bëri deklarimin në emër të Haradinajt se është i pafajshëm

    Sot, në paraqitjen e mëtejshme para gjykatësit të procedurës paraprake, Giju, Nasim Haradinaj nuk u vetëdeklarua në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tij. Bazuar në rregullën 92(2)(f) të Rregullores, gjykatësi i procedurës paraprake bëri deklarimin në emër të të akuzuarit se është i pafajshëm. Meqenëse i bashkakuzuari i tij Gucati u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës më 18 dhjetor 2020, bazuar në rregullën 95 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të DHSK-së, gjykatësi i procedurës paraprake do të vijojë me përgatitjen e çështjes Gucati&Haradinaj për gjykim. Konferenca për ecurinë e çështjes është në vazhdim e sipër dhe transmetimi mund të përcillet në Internet.

  • E premte 8 Janar, 2021 12:15

    Transmetimi i paraqitjes së mëtejshme/Konferencës për ecurinë e çështjes sot do të bëhet me vonesë

    Transmetimi i seancës për vetëdeklarimin e fajësisë/pafajësisë dhe konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen Gucati&Haradinaj, e cila do të mbahet sot në orën 15:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E premte 18 Dhjetor, 2020 18:15

    Paraqitja e mëtejshme e Haradinajt do të mbahet më 8 janar 2021

    Sikurse është njoftuar në kalendarin e Gjykatës, paraqitja e mëtejshme e Nasim Haradinajt është caktuar për datën 8 janar 2021 në orën 15:00. Gjatë pjesës së parë të seancës, z. Haradinaj do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores. Nëse i akuzuari nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit, në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores. Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e parë për ecurinë e çështjes. Këtu do të gjeni urdhrin për caktimin e datës së kësaj seance.

  • E premte 18 Dhjetor, 2020 14:30

    Gucati u vetëdeklarua i pafajshëm

    Në paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake, Giju, Hysni Gucati u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    • Image
    • Image
  • E premte 18 Dhjetor, 2020 11:45

    Haradinaj vendosi të vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë brenda 30 ditësh

    Në paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake, Giju, Nasim Haradinaj, vendosi të vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë brenda 30 ditësh. 

    • Image
    • Image
  • E premte 18 Dhjetor, 2020 08:45

    Të dyja paraqitjet e para sot do të transmetohen me vonesë

    Paraqitja e parë e Nasim Haradinajt dhe e Hysni Gucatit do të mbahet sot në orën 11:00  respektivisht në orën 14:00. Transmetimi i seancave do të bëhet me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.

  • E enjte 17 Dhjetor, 2020 13:30

    Ndryshon urdhri për caktimin e paraqitjes së parë të Gucatit dhe Haradinajt

    Sipas vendimit më të fundit, paraqitja e parë e Nasim Haradinajt do të mbahet nesër në orën 11:00, ndërsa paraqitja e parë e Hysni Gucatit, në orën 14:00 të së njëjtës ditë. Këtu do të gjeni vendimin.

  • E enjte 17 Dhjetor, 2020 09:30

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.