• E mërkurë 18 Shtator, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e 3-të e dëshmisë së dëshmitarit W04737

    Dëshmitari i mbrojtur W04737 vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes e cila filloi më 16 shtator. Ky është dëshmitari i 85-të i ZPS-së që dëshmon në gjykatë që nga fillimi i gjykimit vitin e kaluar.

  • E martë 17 Shtator, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W04737 rifillon dhënien e dëshmisë

    Këtë mëngjes, dëshmitari i 85-të i Prokurorisë W04737 vazhdon me dhënien e dëshmisë, të cilën e filloi dje.

  • E hënë 16 Shtator, 2024 17:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja dorëzon njoftimin më të fundit lidhur me listën e dëshmitarëve

    Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues të 29 majit, ZPS-ja njoftoi sot, më 16 shtator, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e njëmbëdhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t'i paraqesë deklaratat e 7 dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë. Më shumë informacion në njoftim.

  • E hënë 16 Shtator, 2024 10:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 85-ti në gjykatë)

    Dëshmitari i ri i ZPS-së në çështjen Thaçi dhe të tjerët është dëshmitari i mbrojtur W04737, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Sipas ZPS-së, ky dëshmitar është ish-anëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut. Ju njoftojmë se dëshmia e këtij dëshmitari pritet të mbahet kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.

  • E hënë 16 Shtator, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: shtyhet fillimi i seancës këtë mëngjes (16/09)

    Seanca e paradites në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të fillojë në orën 09:32 (ose në orën 10:17 në transmetimin me vonesë).

  • E mërkurë 11 Shtator, 2024 17:15

    Informimi javor për median më 12 shtator

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 12 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E martë 10 Shtator, 2024 18:15

    Çështja Salih Mustafa: Paneli i Gjykatës së Apelit shqipton dënim të ri

    Më 10 shtator 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit shqiptoi dënimet individuale ndaj Mustafës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme prej tetë, 13 dhe 15 vjet burgim si dhe ia shqiptoi dënimin e njësuar prej 15 vite burgim, duke llogaritur dhe kohën në paraburgim. Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.

  • E martë 10 Shtator, 2024 10:00

    H. Shala: Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë lidhur me mbajtjen në paraburgim

    Më 9 shtator 2024, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë prej Gjykatësve Ekaterina Trendafilova (kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhi poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim. Paneli konstatoi se nuk është bërë shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Gjykatëses së Procedurës Paraprake e cila fillimisht urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të të akuzuarit, dhe Panelit të Gjykatës së Apelit i cili e konfirmoi vendimin.

    Më shumë detaje në vendim, ndërsa më shumë hollësi për çështjen Januzi dhe të tjerët mund të gjeni në faqen e internetit kushtuar kësaj çështjeje gjyqësore.

  • E enjte 5 Shtator, 2024 14:45

    Çështja Pjetër Shala: Dorëzohet njoftimi për apel/Caktohet konferenca para apelit

    Pas dorëzimit të njoftimit (konfidencial) për apel nga Mbrojtja e Pjetër Shalës kundër aktgjykimit të shqiptuar më 16 korrik të këtij viti, Kryetarja e DHSK-së Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit të përbërë nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen për marrjen e vendimit lidhur me apelin. Më 4 shtator 2024, kryegjykatësja e Panelit të Gjykatës së Apelit caktoi datën për mbajtjen e konferencës para apelit për 20 shtator në ora 10:00.