• E martë 19 Mars, 2024 17:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: orari i ri i seancës së nesërme (20/03)

    Ju lutemi vini re se seanca e nesërme (më 20 mars) në gjykimin Thaçi dhe të tjerët do të nis në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 16:30.

  • E martë 19 Mars, 2024 15:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 52-të

    Dëshmitari i ri i ZPS-së është W04571, i cili po dëshmon përmes video-lidhjes. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar nga ZPS-ja në sallë të gjyqit, ky dëshmitar është shqiptar i Kosovës, i cili ishte arrestuar dhe mbajtur nga anëtarë të UÇK-së në gusht 1998 ose rreth kësaj date.

    Ky është dëshmitari i 52-të i ZPS-së deri më tani.

  • E martë 19 Mars, 2024 13:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: orari i modifikuar i gjykatës për seancën e sotme (19/03/2024)

    Ju informojmë se pushimi i drekës në gjykimin Thaçi dhe të tjerët ka filluar më herët se zakonisht. Seanca do të rinis në ora 14:30 dhe do të zgjasë deri në ora 16:30, ashtu siq ishte planifikuar.

  • E martë 19 Mars, 2024 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: nis dëshmia e dëshmitarit të 51-të të ZPS-së

    Këtë mëngjes nisi dëshmia e dëshmitarit të ri të ZPS-së në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Ky është dëshmitari W04446, vëllai i të cilit, sipas Prokurorisë, gjatë periudhës përkatëse ishte arrestuar nga pjesëtarët e UÇK-së dhe eshtrat e tij nuk janë gjetur asnjëherë.

    Ju lutemi vini re se seanca e sotme dhe ajo e ditës së nesërme pritet të përfundojnë në orën 16:30.

  • E hënë 18 Mars, 2024 15:30

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së/seanca e sotme do të zgjasë më shumë se që ishte paraparë

    Dëshmitari i 50-të i ZPS-së është Claude Cahn, dëshmia e të cilit, sipas ZPS-së, ka të bëjë me shkeljet e dokumentuara të të drejtave të njeriut të romëve në Kosovë gjatë punës së tij në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Romëve (ERRC) në korrik 1999.

    Ju njoftojmë se seanca e sotme do të zgjasë deri në orën 16:30 respektivisht 17:15 (transmetimi me vonesë).

  • E hënë 18 Mars, 2024 10:30

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 49-të i ZPS-së fillon dëshminë

    Dëshmitari i ri i ZPS-së është dëshmitari i mbrojtur  W04811, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmia e këtij dëshmitari ka të bëjë me vrasjen e paligjshme të një viktime që u mor dhe u mbajt e ndaluar prej anëtarëve të UÇK-së në zonën e Llapit.

     

  • E premte 15 Mars, 2024 17:15

    Konferencë për ecurinë e çështjes në çështjen Januzi dhe të tjerët më 22 mars

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës do të mbahet të premten, më 22 mars 2024, në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexoni në urdhrin për caktimin.

  • E mërkurë 13 Mars, 2024 15:15

    Informimi javor për median më 14 mars

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 14 mars në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.