• E hënë 12 Shkurt, 2024 12:45

    Thaçi dhe të tjerët: Vendimi i Trupit Gjykues në lidhje me vizitat private për të akuzuarit

    Më 9 shkurt 2024, pasi ka marrë parashtrime nga Adminstratorja dhe palët, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët konstatoi se në këtë faze të procesit nuk ka asnjë bazë që të vendosen kufizime në lidhje me vizitat private për të akuzuarit, të ngjashme me ato që u caktuan më 1 dhjetor 2023 në lidhje me vizita jo të mbrojtura. Megjithatë, Trupi Gjykues bëri të qartë se çdo keqpërdorim i një privilegji që lidhet me këto vizita do t’I nënshtrohet përgjigjes së duhur.  

    Trupi Gjykes vuri në dukje se nëse është e nevojshme, Administratorja ka kompetencë të vendosë kufizime konkrete për vizitë personale (në përputhje me, ndër të tjera, nenet 34(12) dhe 41(9) të Ligjit dhe rregullën  27 të Rregullores) dhe rrjedhimisht ka udhëzuar Administratoren ta njoftojë Trupin Gjykues menjëherë në lidhje me ndonjë vendim të tillë, i cili mund të kundërshtohet nga një i akuzuar brenda shtatë ditësh.

    Trupi Gjykues lëshoi gjithashtu urdhra dhe paralajmërime konkrete për të akuzuarit (në veçanti Thaçin dhe Selimin), Administratoren, Kryembrojtësit për të gjithë të akuzuarit në lidhje me detyrimin e tyre lidhur me informacion konfidencial, e të gjitha këto mund t’I gjeni në vendim.

  • E premte 9 Shkurt, 2024 13:45

    Gjykimi Thaҫi dhe të tjerët: Trupi Gjykues refuzon kërkesën e fundit të viktimave si jo brenda afatit

    Më 8 shkurt, Trupi Gjykues II refuzoi raportin e fundit me një kërkesë për statusin e viktimës pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Trupi Gjykues refuzoi të shqyrtojë themelësinë e kërkesave sepse afati për dorëzimin e kërkesave të tilla në këtë çështje kaloi më 15 shkurt dhe nuk ishin treguar arsye të vlefshme për t’i njohur ato si të vlefshme sipas rregullës 9 (5)(b). Vendimin e plotë mund ta gjeni këtu

  • E premte 9 Shkurt, 2024 11:00

    Konferenca mbi Ecurinë e Çështjes në çështjen Januzi, Bahtjari, Haxhi Shala Mbahet më 13 shkurt

    Siç është njoftuar në kalendarin e gjykatës, konferenca mbi ecurinë e çështjes në çështjen e përbashkët kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit dhe Haxhi Shalës  është planifikuar për të martën, 13 shkurt, në orën 10:00. Më shumë informacion mund të gjeni në urdhrin për caktimin e datës.

  • E enjte 8 Shkurt, 2024 18:45

    Salih Mustafa: vendim për konflikt të mundshëm interesi lidhur me emërimin e Mbrojtësit

    Pas pranimit të kërkesës nga Venkateswari Alagendra në lidhje me emërimin e saj të mundshëm si Mbrojtëse e Salih Mustafës, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët konstatoi sot, më 8 shkurt, se ekziston një konflikt i mundshëm interesi nëse ajo do të përfaqësonte edhe Salih Mustafën, përveç emërimit të saj si Mbrojtëse e Jakup Krasniqit. Megjithatë, Trupi Gjykues theksoi se ky vendim nuk duhet të konsiderohet si qëndrim i tij nëse Alagendra duhet të emërohet si Mbrojtëse e Mustafës apo jo sepse këto çështje vendosen nga Administratorja.

    Më shumë detaje mund të gjenden në vendim kurse në vijim janë njoftimet tona të mëparshme për këtë çështje: 25/01/2024, 30/01/2024

     

  • E enjte 8 Shkurt, 2024 17:00

    Bashkohen çështjet gjyqësore të Januzit dhe Bahtijarit dhe të Haxhi Shalës

    Më 8 shkurt 2024, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Giju miratoi kërkesën e ZPS-së për bashkimin e çështjes kundër Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit me atë kundër Haxhi Shalës. Gjykatësi Giju konstatoi se bashkimi i këtyre dy çështjeve i plotëson kërkesat e Rregullës 89(1) të Rregullores, se do t'i shërbente administrimit në mënyrën e duhur të drejtësisë dhe nuk do të ishte paragjykues ose në  mospërputhje me të drejtat e të akuzuarit.

    Sa i përket aktakuzës së ndryshuar të dorëzuar nga ZPS-ja në janar, gjykatësi Giju konstatoi se ajo ishte jooperacionale dhe urdhëroi ZPS-në që ta dorëzojë sërish atë. Deri atëherë, çështja e përbashkët do të vazhdojë në bazë të aktakuzave të konfirmuara në të dy çështjet.

    Çështja e re e përbashkët do të emërtohet Prokurori i Specializuar kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës me numër KSC-BC-2023-10. Çështja aktuale me numër KSC-BC-2023-11 (që i referohej vetëm Haxhi Shalës) do të ndërpritet por do të mbetet pjesë e dokumentacionit të çështjes së përbashkët.

    Më shumë hollësi në vendimin.

  • E enjte 8 Shkurt, 2024 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 8 shkurt 2024: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E mërkurë 7 Shkurt, 2024 16:00

    Informimi javor për median më 8 shkurt

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 8 shkurt në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E hënë 5 Shkurt, 2024 16:00

    Gjykata e Apelit hedh poshtë apelin e Januzajt lidhur me lirimin e përkohshëm

    Më 5 shkurt 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelin e Sabit Januzajt kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilin ishte refuzuar kërkesa e tij për lirim të përkohshëm. Vendimi  i Panelit të Gjykatës së Apelit ndodhet këtu.

  • E hënë 5 Shkurt, 2024 15:30

    Çështja Januzi dhe Bahtijari: ZPS-ja dorëzon dosjen paraprake

    Sipas urdhrit gojor të Gjykatësit të Procedurës Paraprake më 3 nëntor të vitit të kaluar, Prokurori i Specializuar e dorëzoi si konfidenciale dosjen paraprake në çështjen Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari. Protokollimi përkatës me të dhëna lidhur me këtë parashtrim mund të gjendet këtu.

  • E enjte 1 Shkurt, 2024 16:45

    Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 20 shkurt

    Pak pas fillimit të dëshmisë së dëshmitarit të 45-të të ZPS-së gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të vazhdojë më 20 shkurt, në ora 09:00.