• E mërkurë 13 Dhjetor, 2023 14:30

    Paraqitja e parë e Haxhi Shalës: vetëdeklarimi në lidhje me fajësinë ose pafajësinë brenda 30 ditësh

    Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Giju, Haxhi Shala vendosi të mos vetëdeklarohet sot në lidhje me fajësinë ose pafajësinë. Paraqitja e mëtejshme do të caktohet në kohën e duhur.

    Në seancën e ardhshme, më 15 dhjetor në orën 09:30, do të zhvillohet Konferenca mbi ecurinë e çështjes.

    • Image
    • Image
  • E mërkurë 13 Dhjetor, 2023 12:00

    Çështja Shala: paraqitja e parë sot do të transmetohet me 10 minuta vonesë

    Transmetimi i paraqitjes së parë të Haxhi Shalës, e cila do të mbahet sot pasdite në orën 14:00, do të bëhet me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.

    Image
  • E martë 12 Dhjetor, 2023 18:15

    Haxhi Shala arrestohet dhe transferohet në Objektin e Paraburgimit të DHSK-së

    Pas arrestimit të tij më 11 dhjetor, Haxhi Shala u transferua në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë sot më 12 dhjetor 2023. Paraqitja e parë e tij është caktuar të zhvillohet nesër, më 13 dhjetor, në ora 14:00. Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.

  • E martë 12 Dhjetor, 2023 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët shtyhet deri në vitin e ardhshëm

    Ekipi i Mbrojtjes së Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave të parapara për këtë javë për shkak të vdekjes së anëtarit të saj, Andrew Strong. Trupi Gjykues e pranoi kërkesën dhe e anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjykimi do të rinis pas pushimit dimëror, më 15 janar 2024.

  • E hënë 11 Dhjetor, 2023 13:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Fillon dëshminë dëshmitari i 39-të i ZPS-së

    Dëshmitari i ri i Prokurorisë është Dejan Jeftiqi nga zona e Suharekës në Kosovë. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar nga ZPS-ja në sallë të gjyqit, në korrik 1998, dëshmitari u arrestua nga shqiptarë të armatosur, disa prej të cilëve kishin uniforma të zeza dhe më pas u çua në Budakovë.

  • E hënë 11 Dhjetor, 2023 09:45

    Thaçi dhe të tjerët: ish-zyrtarja e OSBE-së vazhdon dëshminë

    Këtë mëngjes është duke vazhduar dëshmia e dëshmitarit të 38-të ZPS-së, Sandra Mitchell, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. ZPS-ja është duke i parashtruar pyetje plotësuese dëshmitarit.

  • E enjte 7 Dhjetor, 2023 16:45

    Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 11 dhjetor

    Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë të hënën, më 11 dhjetor, në ora 09:00, kur dëshmitarja Sandra Mitchell pritet të vazhdojë dëshminë e saj.

  • E enjte 7 Dhjetor, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 7 dhjetor 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 7 Dhjetor, 2023 09:45

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitarja Mitchell vazhdon dëshminë

    Këtë mëngjes është duke vazhduar dëshmia e ish-zyrtares së OSBE-së në Kosovë, Sandra Mitchell. Ajo është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Thaçit.