-
E mërkurë 20 Mars, 2024 15:45
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 25 mars
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 52-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 25 mars, në ora 09:00.
-
E mërkurë 20 Mars, 2024 11:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 52-të vazhdon dëshminë
Dëshmitari i ZPS-së W04571 është duke e vazhduar dëshminë e tij këtë mëngjes. Ai po merret në pyetje nga Mbrojtja e Hashim Thaçit.
-
E martë 19 Mars, 2024 17:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: orari i ri i seancës së nesërme (20/03)
Ju lutemi vini re se seanca e nesërme (më 20 mars) në gjykimin Thaçi dhe të tjerët do të nis në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 16:30.
-
E martë 19 Mars, 2024 15:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 52-të
Dëshmitari i ri i ZPS-së është W04571, i cili po dëshmon përmes video-lidhjes. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar nga ZPS-ja në sallë të gjyqit, ky dëshmitar është shqiptar i Kosovës, i cili ishte arrestuar dhe mbajtur nga anëtarë të UÇK-së në gusht 1998 ose rreth kësaj date.
Ky është dëshmitari i 52-të i ZPS-së deri më tani.
-
E martë 19 Mars, 2024 13:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: orari i modifikuar i gjykatës për seancën e sotme (19/03/2024)
Ju informojmë se pushimi i drekës në gjykimin Thaçi dhe të tjerët ka filluar më herët se zakonisht. Seanca do të rinis në ora 14:30 dhe do të zgjasë deri në ora 16:30, ashtu siq ishte planifikuar.
-
E martë 19 Mars, 2024 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: nis dëshmia e dëshmitarit të 51-të të ZPS-së
Këtë mëngjes nisi dëshmia e dëshmitarit të ri të ZPS-së në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Ky është dëshmitari W04446, vëllai i të cilit, sipas Prokurorisë, gjatë periudhës përkatëse ishte arrestuar nga pjesëtarët e UÇK-së dhe eshtrat e tij nuk janë gjetur asnjëherë.
Ju lutemi vini re se seanca e sotme dhe ajo e ditës së nesërme pritet të përfundojnë në orën 16:30.
-
E hënë 18 Mars, 2024 15:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së/seanca e sotme do të zgjasë më shumë se që ishte paraparë
Dëshmitari i 50-të i ZPS-së është Claude Cahn, dëshmia e të cilit, sipas ZPS-së, ka të bëjë me shkeljet e dokumentuara të të drejtave të njeriut të romëve në Kosovë gjatë punës së tij në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Romëve (ERRC) në korrik 1999.
Ju njoftojmë se seanca e sotme do të zgjasë deri në orën 16:30 respektivisht 17:15 (transmetimi me vonesë).
-
E hënë 18 Mars, 2024 10:30
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 49-të i ZPS-së fillon dëshminë
Dëshmitari i ri i ZPS-së është dëshmitari i mbrojtur W04811, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmia e këtij dëshmitari ka të bëjë me vrasjen e paligjshme të një viktime që u mor dhe u mbajt e ndaluar prej anëtarëve të UÇK-së në zonën e Llapit.
-
E premte 15 Mars, 2024 17:15
Share this page
Konferencë për ecurinë e çështjes në çështjen Januzi dhe të tjerët më 22 mars
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës do të mbahet të premten, më 22 mars 2024, në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexoni në urdhrin për caktimin.
-
E premte 15 Mars, 2024 14:00
Share this page
Mustafa dorëzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë
Më 14 mars, Salih Mustafa dorëzoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, pas shqiptimit të aktgjykimit prej Panelit të Gjykatës së Apelit më 14 dhjetor 2023. Kërkesa, të cilën mund ta gjeni këtu, do të shqyrtohet nga Paneli i Gjykatës Supreme i caktuar nga Kryetarja për të vendosur në këtë çështje.