Më 11 shtator 2025,Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Xhovani Pietro Barbano (Giovanni Pietro Barbano) emëroi gjykatësin Kristofer Gosnel (Christopher Gosnell) (Kanada) në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë (Regjistri) në përputhje me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Më të njëjtën ditë, gjykatësi Gosnel bëri betimin solemn.
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova, e uroi përzemërsisht gjykatësin Gosnel dhe deklaroi se pret me kënaqësi bashkëpunimin me të në DHSK.
Biografia e gjykatësit Gosnel gjendet në faqen e internetit të DHSK-së.
Emërimi i gjykatësit Gosnel pason dorëheqjen nga Regjistri të gjykatësit Kenet Roberts (Kenneth Roberts) (Kanada).
