Trupi Gjykues ka planifikuar shqiptimin e aktgjykimit në çështjen Prokurori i Specializuar k. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për 16 shtator 2026, ora 10:00.
Sa i takon pjesëmarrjes në hapësirat e Dhomave të Specializuara të Kosovës, u janë dërguar mesazhe elektronike të gjithë atyre të cilëve u është caktuar ulëse në galerinë publike, në qendrën e medias apo në dhomat e informimit.
Seanca publike gjithashtu do të transmetohet me 10 minuta vonesë në gjuhët shqipe, anglishte dhe serbishte. Transmetimi me video mund të shikohet përmes faqes së internetit ose në YouTube përmes lidhjeve në vijim:
• https://www.scp-ks.org/sq/transmetim
• https://www.scp-ks.org/en/streaming
• https://www.scp-ks.org/sr/streaming
• https://www.youtube.com/@KSCShqipLive
• https://www.youtube.com/@KSCEnglishLive
• https://www.youtube.com/@KSCSrpskiLive