Media luan një rol të rëndësishëm për Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK). Duke qenë se procedurat e DHSK-së janë zhvendosur, njerëzit që ndikohen më së shumti prej punës së këtij institucioni, informohen për mandatin dhe procedurat gjyqësore kryesisht përmes lajmeve në media. DHSK-ja synon të ndihmojë në lidhje me mbulimin me lajme të punës së vet prej medias, si për gazetarët me bazë në Hagë, po ashtu edhe për gazetarët në Kosovë dhe rajon.

PYETJET NGA MEDIA

Për pyetje të mediave lidhur me Dhomat e Specializuara, ju lutemi kontaktoni zj. Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës në [email protected], numri i telefonit: +31 (0)6 249 21 036. Ky numër telefoni mund të kontaktohet edhe në Viber.

Për pyetje lidhur me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ju lutemi kontaktoni Christopher Bennett, zëdhënës i ZPS-së në [email protected] ose në numrin e telefonit: +31 (0)634 101 350.

KOMUNIKATAT PËR SHTYP DHE BULETINET PËR MEDIA

Për t’u regjistruar në listën e marrësve të komunikatave për shtyp dhe buletineve për median, ju lutemi kontaktoni ekipin për informim publik në [email protected], ose dërgoni një mesazh në +31 (0)6 249 21 036. Ky numër telefoni mund të kontaktohet edhe në Viber. Komunikatat për shtyp dhe lajmet e mëhershme mund t’i gjeni këtu.

SEANCAT PUBLIKE

Përveçse kur një gjykatës urdhëron seancë private ose të mbyllur, seancat në Dhomat e Specializuara të Kosovës janë publike dhe vizitorët e gazetarët janë të mirëpritur të vijnë e t’i përcjellin. Datat dhe oraret e seancave do të publikohen në faqen tonë të internetit.

Gazetarëve të cilët dëshirojnë të përcjellin një seancë publike, i lutemi që të marrin akreditim paraprakisht dhe të lajmërojnë vizitën e tyre duke kontaktuar ekipin e informimit publik në [email protected] ose në numrin telefonik +31 (0)6 24921036. Ky numër telefonik mund të kontaktohet edhe në Viber. Ju lutemi mbani parasysh se numri i ulëseve është i kufizuar dhe DHSK-ja mund të lejojë aq njerëz sa është numri i ulëseve.

Më shumë informacion për vizitat në DHSK dhe rregullat e sjelljes mund të gjeni këtu.

TRANSMETIMI I SEANCAVE PUBLIKE NË INTERNET 

Përgjithësisht, DHSK-ja do t’i transmetojë seancat publike në faqen e DHSK-së në Internet me një vonesë kohore. Transmetimi përmes Internetit do të jetë në tri gjuhët e DHSK-së, anglishte, shqipe dhe serbishte. Transmetimi përmes Internetit mund të përcillet këtu.

Transmetimi i seancave publike kryhet me vonesë në mënyrë që në qoftë se një gjykatës vendos se informacioni i nxjerrë gjatë seancës duhet të trajtohet konfidencialisht, atëherë ai informacion nuk transmetohet.

Mediat mund të incizojnë lirisht transmetimin përmes Internetit ose drejtpërsëdrejti, ose në kompjuterët e qendrës së medias në DHSK.

INCIZIMI I SEANCAVE PUBLIKE

Pas një seance publike, incizimi origjinal i nënshtrohet një numri kontrollesh të brendshme për cilësinë dhe hapave të tjerë procedural duke rezultuar në “versionin publik” zyrtar të seancës, të cilin gazetarët mund ta marrin nëpërmjet një kërkese.

Gazetarët mund ta incizojnë drejtpërdrejt transmetimin në faqen e internetit ose në kompjuterët e qendrës për median të DHSK-së.

Sidoqoftë, jeni të lutur të mbani parasysh se seancat gjyqësore mund të redaktohen tërësisht ose pjesërisht, gjatë kryerjes së seancës (redaktim gjatë seancës) ose më vonë (redaktim jashtë seancës). Për këtë arsye, kur bëhet ritransmetimi, afishimi i tekstit ose publikimi i seancës në mënyra të tjera, mediat këshillohen që të përdorin “versionin më të fundit” për të shmangur shkeljen e rregullave të konfidencialitetit.

Për të kontrolluar nëse në një incizim janë kryer redaktime gjatë seancës ose pas seancës, shkoni këtu. Për ritransmetime dhe afishime të tekstit këshillohet që të përdorni incizimin e miratuar më të fundit nga KSC YouTube channel,  për të shmangur shkeljen e rregullave të konfidencialitetit.

MJEDISET PËR MEDIAN NË DHSK

Për të ndihmuar median në mbulimin e procedurave të DHSK-së, në mjediset e DHSK-së janë një qendër për median dhe një sallë për konferencat e shtypit që janë ngjitur me hyrjen në galerinë për publikun. Gjatë seancave publike gazetarët mund të përdorin kompjuterët në qendrën për median. Në të dy sallat është një ekran që u mundëson gazetarëve të përcjellin transmetimin në Internet me një vonesë të seancave në cilëndo prej tri gjuhëve të gjykatës.

KONFERENCAT PËR SHTYP

Për konferencat e shtypit ofrohet përkthim simultan në të tri gjuhët e gjykatës.

Për konferencat e shtypit në mjediset e DHSK-së, gazetarët janë të lutur të marrin akreditim dhe të lajmërojnë pjesëmarrjen e tyre në [email protected].

Për gazetarët në Kosovë ose në rajon të cilët dëshirojnë të marrin pjesë nga jashtë vendit, DHSK-ja do t’u dërgojë një lidhje për transmetim nga Interneti ose për videokonferencë. Gazetarët jashtë vendit mund të bëjnë pyetje në të tri gjuhët përmes mesazheve të shkruara telefonike ose thirrjeve telefonike. Hollësitë e sakta për mënyrën e pjesëmarrjes në një konferencë shtypi të gazetarëve jashtë vendit do të shënohen në ftesën për konferencën e shtypit.

Informacionet në lidhje me konferencat e shtypit dhe seancat publike do të publikohen në faqen tonë të internetit.

AKREDITIMI I MEDIAS

Për të marrë akreditimin si media në DHSK, ju lutemi dërgoni një mesazh në [email protected] me emrin tuaj, median për të cilin punoni, një kopje të skanuar të letërnjoftimit dhe të kartelës së shtypit si edhe datën dhe orën e seancës ose të konferencës së shtypit që dëshironi të jeni i pranishëm. Ekipi i DHSK-së për informim publik do të verifikojë të dhënat tuaja dhe do të sigurojë që emri juaj të jetë në sportelin e pritjes dhe që juve t’ju jepet një fletëhyrje si vizitor për median.

Ju lutemi mbani parasysh se numri i ulëseve në galerinë publike është i kufizuar dhe DHSK-ja mund të lejojë aq njerëz sa ka ulëse.