Me nismën e vet ose me kërkesë të të dyshuarit ose të akuzuarit,  Administratorja mund të rishikojë një vendim të marrë në bazë të kësaj rregulle, në qoftë se:

  • vendimi ndikohet në mënyrë të konsiderueshme nga një ndryshim i rrethanave;

  • Administratorja vihet në dijeni të një informacioni të ri të rëndësishëm; ose

  • i dyshuari ose i akuzuari ka paraqitur informacion të rremë ose qëllimisht nuk ka paraqitur informacion me rëndësi.

Nëse ka ndër mend të kundërshtojë vendimin e Administratores, parashtruesi mund t’u bëjë kërkesë gjykatësve për rishikimin e vendimit brenda shtatë ditësh nga njoftimi i vendimit të Administratores.

Në rast se kërkesa për rishikim të vendimit bazohet kryesisht mbi fakte të reja që nuk i janë paraqitur Administratores më herët, fillimisht çështja i paraqitet Administratores.

Gjatë rishikimit të një vendimi mbi ndihmën juridike Administratorja mund ta konfirmojë, ndryshojë ose prapësojë vendimin, ose mund të vendosë për kthimin e shpenzimeve të ndihmës juridike.