-
E hënë 26 Tetor, 2026 11:00
Share this page
P. Shala: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Kërkesën Referuese (KSC-CC-2026-32)
Më 23 tetor 2026, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese lëshoi Aktgjykimin mbi Kërkesën Referuese të paraqitur nga Pjetër Shala, me të cilin i deklaroi një pjesë të ankesave të tij të papranueshme, ndërsa për pjesën tjetër konstatoi se nuk kishte pasur asnjë shkelje të Kushtetutës së Kosovës, të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, apo të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike. Më shumë hollësi mund të gjeni në njoftimin për shtyp të lëshuar sot.
-
E enjte 22 Tetor, 2026 12:45
Share this page
Informimi javor për median më 22 tetor 2026: transkripti
Transkripti i informimit javor të Dhomave të Specializuara të Kosovës i datës 22/10/2026 është tani i disponueshëm.
Zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 22 Tetor, 2026 11:26
Share this page
Ndryshim i orarit për informimin e sotëm javor (22/10/2026)
Ju njoftojmë se informimi i sotëm (22/10/2026) javor për median do të mbahet në orën 12:00, në vend të orës 14:30.
Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E enjte 15 Tetor, 2026 14:35
Share this page
Informimi javor për median më 15 tetor 2026: transkripti
Transkripti i informimit javor të Dhomave të Specializuara të Kosovës i datës 15/10/2026 është tani i disponueshëm.
Zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E hënë 12 Tetor, 2026 16:55
Share this page
Thaçi dhe të tjerët (vepra kundër administrimit të drejtësisë): Aktgjykimi do të shqiptohet më 17 nëntor 2026
Më 12 tetor 2026, Gjykatësi i Vetëm për gjykimin e çështjes, gjykatësi Gosnell, caktoi datën për seancën e shqiptimit të Aktgjykimit në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit, e cila do të mbahet ditën e martë, 17 nëntor 2026, në orën 10:00. Më shumë hollësi do të gjeni në Urdhrin për Caktimin e Datës.
-
E enjte 8 Tetor, 2026 14:30
Share this page
Informimi javor për median më 8 tetor 2026: transkripti
Transkripti i informimit javor të Dhomave të Specializuara të Kosovës i datës 08/10/2026 është tani i disponueshëm.
Zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 7 Tetor, 2026 11:10
Share this page
Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): Bëhen publike dosjet gjyqësore përfundimtare të Kilajt dhe Fazliut
Më 6 tetor 2026, ekipet e Mbrojtjes së Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut dorëzuan versionet e redaktuara publike të dosjeve të tyre përfundimtare në çështjen për administrimin e drejtësisë. Fillimisht dosjet u dorëzuan si konfidenciale më 24 gusht 2026 dhe tani gjenden ne të dhënat gjyqësore publike.
Këto janë dosja e tretë dhe e katërt gjyqësore që bëhen publike në këtë çështje gjyqësore, pas dosjes së Mbrojtjes së Thaçi më 22 shtator dhe dosjes së ZPS-së më 24 shtator. -
E martë 6 Tetor, 2026 11:10
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Trupi Gjykues konfirmon vendimin mbi procesin e zhdëmtimit
Më 2 tetor 2026, pasi shqyrtoi kundërshtimet e paraqitura nga Mbrojtja, Trupi Gjykues II konfirmoi vendimin e mëparshëm të tij për zhvillimin e procesit të zhdëmtimit dhe lëshimin e urdhrit për zhdëmtim në çështjen Thaçi dhe të tjerët, si dhe vendimin për të mos i referuar viktimat për padi civile në Kosovë. Trupi Gjykues gjithashtu konfirmoi të njëjtat afate që kishte caktuar në Urdhrin e 16 shtatorit 2026.
Trupi Gjykues caktoi afate shtesë për paraqitjen e provave në lidhje me procesin e zhdëmtimit. Më shumë hollësi do të gjeni në Vendim. -
E enjte 1 Tetor, 2026 14:35
Share this page
Informimi javor për median më 1 tetor 2026: transkripti
Transkripti i informimit javor të Dhomave të Specializuara të Kosovës i datës 01/10/2026 është tani i disponueshëm.
Zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 30 Shtator, 2026 17:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët (vepra kundër administrimit të drejtësisë): Vazhdohet paraburgimi për H. Thaçin (shtator 2026)
Në vendimin e fundit për rishikimin e paraburgimit të 30 shtatorit 2026, Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit. Gjykatësi konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që i akuzuari mund të pengojë ecurinë e procesit apo të kryejë vepra penale të tjera.
Gjykatësi mori parasysh gjithashtu edhe shpalljen fajtor dhe dënimin e Thaçit në çështjen gjyqësore KSC-BC-2020-06 kohët e fundit dhe konstatoi se ato nuk e ndryshonin nevojën për rishikime periodike të paraburgimit të tij në çështjen aktuale, që në parim vlerësohet në bazë të faktorëve në lidhje me këtë çështje.