-
E premte 5 Dhjetor, 2025 17:15
Share this page
Çështja Mustafa (zhdëmtimet): Paneli i Apelit prapëson vendimin në lidhje me normën e interesit
Më 5 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi, me shumicë, një aspekt të apelit të Mustafës kundër vendimit të Gjykatësit të Vetëm të 16 korrikut 2025 në lidhje me pagesën e normës së interesit në lidhje me Urdhrin për Zhdëmtim. Paneli konstatoi, me mendimin pjesërisht të ndarë të Gjykatës Pikar, se, duke urdhëruar normën e interesit për t’u paguar për shumën e papaguar të zhdëmtimit që nga shpallja e aktgjykimit, Gjykatësi i Vetëm veproi jashtë fushëveprimit të kompetencave të veta dhe, rrjedhimisht prapësoi vendimin sa i përket zbatimit të normës së interesit dhe detyrimeve për raportim lidhur me të.
Më shumë hollësi mund të gjenden në versionin e redaktuar publik të vendimit, që mund të gjendet këtu. -
E premte 5 Dhjetor, 2025 15:35
Share this page
Rrëzohet apeli i Fadil Fazliut në lidhje me vazhdimin e paraburgimit
Më 5 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi apelin e Fadil Fazliut kundër vendimit të pestë të Gjykatësit të Procedurës Paraprake për vazhdimin e paraburgimit të tij, të lëshuar më 3 tetor 2025.
Në ndërkohë, siç u njoftua dje, Gjykatësi i Vetëm lëshoi vendimin e gjashtë për vazhdimin e paraburgimit të Fazliut. -
E premte 5 Dhjetor, 2025 10:05
Share this page
Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): Gjykimi fillon më 24 shkurt 2026
Më 4 dhjetor 2025, Gjykatësi i Vetëm caktoi datën për fillimin e gjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për të martën, 24 shkurt 2026. Sipas urdhrit, paraqitja kryesore e provave nga ZPS-ja, ku pritet të thirren tre dëshmitarë, do të zhvillohet në një bllok të vetëm deri më 6 mars 2026.
Në urdhër, të cilin mund ta gjeni këtu, gjithashtu caktohen disa afate procedurale për parashtrime nga palët. -
E enjte 4 Dhjetor, 2025 14:35
Share this page
Informimi javor për median më 4 dhjetor 2025: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 4 Dhjetor, 2025 11:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): Vendimi i gjashtë për vazhdimin e paraburgimit
Në vendimin mbi rishikimin e paraburgimit më 3 dhjetor 2025, Gjykatësi i Vetëm urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut. Gjykatësi Gosnell konstatoi se ekziston rreziku real që të akuzuarit, nëse do të liroheshin, mund të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë vepra penale të tjera.
Ky është vendimi i gjashtë i tillë në këtë çështje; të gjitha vendimet mbi rishikimin e paraburgimit mund t’i gjeni këtu. -
E enjte 4 Dhjetor, 2025 09:03
Share this page
Informimi javor për median më 4 dhjetor 2025
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 4 dhjetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 3 Dhjetor, 2025 12:20
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Mbrojtja përfundon paraqitjen e provave dhe argumenteve
Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues të 21 nëntorit, ekipet mbrojtës të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit njoftuan Trupin Gjykues për përmbylljen zyrtare të paraqitjes së provave dhe argumenteve nga ana e tyre. Këto njoftime mund t’i gjeni këtu.
-
E premte 28 Nëntor, 2025 09:02
Share this page
Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): Konferenca për përgatitjen e gjykimit mbahet sot në mëngjes
Ju kujtojmë se konferenca për përgatitjen e gjykimit në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit mbahet këtë mëngjes në orën 09:30. Sikurse në çështjet e tjera, transmetimi i kësaj seance do të bëhet me 45 minuta vonesë. Klikoni këtu për të përcjellë transmetimin në shqipe.
-
E enjte 27 Nëntor, 2025 14:35
Share this page
Informimi javor për median më 27 nëntor 2025: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E martë 25 Nëntor, 2025 17:30
Share this page
Çështja P. Shala (Gjykata Supreme): Bëhet publike Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë
Versioni i redaktuar publik i kërkesës së fundit për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga Pjetër Shala para Gjykatës Supreme u protokollua më 25 nëntor 2025. Kërkesa, e cila ka të bëjë me Aktgjykimin e Apelit të lëshuar në korrik, mund të gjendet në faqen e internetit, Dokumentacioni Gjyqësor Publik i DHS-së.
Siç është njoftuar në postimin tonë të mëhershëm në tetor, përgjigjet ndaj këtij referimi të ZPS-së dhe Mbrojtjes së Viktimave duhet të bëhen deri më 3 dhjetor 2025.