• E hënë 3 Prill, 2023 10:15

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: ZPS-ja fillon deklaratën hyrëse

    Zyra e Prokurorit të Specializuar filloi deklaratën e vet hyrëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
  • E enjte 30 Mars, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 30 mars 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 30 Mars, 2023 13:30

    Përfundon gjykimi ndaj Shalës për ditën e sotme/rinis më 1 maj

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit TW4-09, gjykimi kundër Pjetër Shalës përfundoi për ditën e sotme, ndërsa seanca e planifikuar për nesër (31 mars) u anulua. Gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 1 maj, në ora 09:30.

  • E enjte 30 Mars, 2023 10:45

    Gjykimi ndaj Shalës: dëshmitari i mbrojtur TW4-07 vazhdon dëshminë e vet

    Dëshmitari i tretë i Prokurorisë, TW4-07, vazhdon dëshminë e vet në gjykimin ndaj Shalës. Trupi Gjykues është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.

  • E enjte 30 Mars, 2023 10:15

    Gjykimi ndaj Shalës: seanca e sotme do të fillojë më vonë se sa ishte planifikuar

    Ju njoftojmë se seanca gjyqësore do të fillojë 15 minuta më vonë se sa ishte planifikuar (në orën 09:45 gjegjësisht në orën 10:30 për transmetimin me vonesë).

  • E mërkurë 29 Mars, 2023 16:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 30 mars

    Të enjten, më 30 mars në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 29 Mars, 2023 16:15

    Sot, gjykimi ndaj Shalës do të zgjasë më shumë se sa ishte planifikuar

    Seanca e sotme në çështjen Shala do të vazhdojë më shumë se sa ishte planifikuar – deri në orën 16:20  (transmetimi i drejtpërdrejt) ose 17:05 (transmetimi me vonesë).

  • E mërkurë 29 Mars, 2023 13:00

    Dëshmitari i radhës i ZPS-së në çështjen Shala

    Dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Pjetër Shalës është dëshmitari i mbrojtur TW4-07. Ky është dëshmitari i tretë i ZPS-së deri më tani.

  • E mërkurë 29 Mars, 2023 10:30

    Dëshmitari i dytë i ZPS-së vazhdon dëshminë e vet në gjykimin ndaj Shalës

    Dëshmitari i mbrojtur TW4-06 vazhdon dëshminë e vet në gjykimin ndaj Pjetër Shalës. Mbrojtësi i viktimave është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.