• E martë 19 Shtator, 2023 16:45

    Gucati dhe Haradinaj: Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë

    Më 18 shtator 2023, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatëset Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse) dhe Kristinë van den Vajngart dhe nga gjykatësi Daniel Fransen, hodhën poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga Gucati dhe nga Haradinaj në bazë të nenit 48(6), (7) dhe (8) të Ligjit.

    Në këtë vendim, Paneli fillimisht refuzoi kërkesën për mbajtjen e një seance gojore, të cilën e konstatoi të pathemeltë. U refuzua gjithashtu edhe kërkesa e Gucatit që një i akuzuar tjetër (Dritan Goxhaj) të përfshihet si palë e tretë në këtë proces. Paneli konstatoi se Gucati nuk ka të drejtë ligjore ta paraqesë këtë kërkesë dhe shtoi se “Nuk i takon Gucatit të kërkojë të mbrojë interesat e perceptuara të një të akuzuari tjetër në kuadër të kërkesës së vet.”

    Sa u takon arsyeve konkrete mbi të cilat u bazuan kërkesat (7 nga secili parashtrues), Paneli i rrëzoi ato duke konstatuar se nuk është bërë shkelje e së drejtës penale dhe as shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Trupit Gjykues dhe Panelit të Gjykatës së Apelit, ose duke i konstatuar ato të papranueshme. Vendimin mund ta gjeni këtu.

    Më shumë hollësi për çështjen Gucati dhe Haradinaj mund të gjeni në faqen e internetit kushtuar kësaj çështjeje gjyqësore.

  • E hënë 18 Shtator, 2023 09:00

    Çështja Shala: Trupi Gjykues hedh poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzës për vrasje të paligjshme

    Më 15 shtator, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Shala hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzës për vrasje të paligjshme  (pika 4) në aktakuzë, në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së. Vendimi ndodhet këtu.

    Gjykimi në këtë çështje do të vazhdojë më 20 shtator, në orën 09:30, kur do të nis paraqitja e provave nga Mbrojtja.

  • E enjte 14 Shtator, 2023 16:45

    Thaçi dhe të tjerët: përfundon gjykimi për këtë javë/rinis më 25 shtator

    Dëshmitari Douglas Young e përfundoi dëshminë e tij në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Kjo ishte seanca e fundit e kësaj jave ndërsa gjykimi do të rinis të hënën, më 25 shtator, në orën 09:00.

  • E enjte 14 Shtator, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 14 shtator 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 14 Shtator, 2023 09:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Douglas Young vazhdon dëshminë

    Dëshmia e dëshmitarit të 25-të të ZPS-së, Douglas Young, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari po merret në pyetje nga Mbrojtja e Selimit.

  • E mërkurë 13 Shtator, 2023 19:15

    Informimi javor për median më 14 shtator

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 14 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E mërkurë 13 Shtator, 2023 15:30

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i ri i ZPS-së

    Douglas Young është dëshmitari i radhës i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ky ish-oficer i ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar që shërbeu në misione të ndryshme ndërkombëtare në Kosovë është dëshmitari i 25-të i ZPS-së deri më tani.

  • E mërkurë 13 Shtator, 2023 12:30

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 23-të i ZPS-së kthehet në sallën e gjyqit

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 24-të të ZPS-së, W04255, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve ka rinisur dëshmia e dëshmitarit të mëparshëm, të 23-të, W03827. Kjo dëshmi është duke u bërë përmes videokonferencës.

  • E mërkurë 13 Shtator, 2023 09:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i mbrojtur W04255 vazhdon dëshminë

    Dëshmia e dëshmitarit të 24-të të ZPS-së, W04255, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari po merret në pyetje nga Mbrojtja e Selimit.

  • E martë 12 Shtator, 2023 16:15

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: 1 viktimë tjetër pranohet për të marrë pjesë në proces gjyqësor

    Trupi Gjykues II nxori vendimin e shtatë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Një parashtrues i kërkesës u pranua si viktimë pjesëmarrëse në proces gjyqësor dhe do t’i shtohet grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 140 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës i viktimave. Në vendimin e tij Trupi Gjykues theksoi se afati për paraqitjen e kërkesave për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt 2023, por, meqenëse ekziston një arsye e vlefshme për të marrë parasysh informacione shtesë, ka vendosur të rivlerësojë këtë kërkesë të ridorëzuar nga një parashtrues i refuzuar më herët.

    Bashkë me të, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 141. Më shumë detaje në vendim, versioni i redaktuar publik i të cilit u dorëzua më 11 shtator.