• E mërkurë 12 Shkurt, 2025 16:00

    Çështja Pjetër Shala: Mbrojtja do ta dorëzojë dosjen e apelit kundër urdhrit për zhdëmtim deri më 14 mars 2025

    Më 12 shkurt 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi kërkesën e Mbrojtjes së P. Shalës lidhur me zgjatjen e afatit dhe e autorizoi që ta dorëzojë dosjen e vet të apelit kundër urdhrit për zhdëmtim më së largu deri më 14 mars 2025. Siç kemi informuar më herët,  Mbrojtja dorëzoi njoftimin për apel më 28 janar.

  • E mërkurë 12 Shkurt, 2025 15:30

    Hashim Thaҫi: vendimet mbi kërkesën për lirim të përkohshëm të disponueshme në faqen e internetit

    Më 31 janar 2025, Trupi Gjykues II dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake refuzuan kërkesën e Hashim Thaҫit për lirimin e përkohshëm për arsye humanitare. Vendimet janë bazuar në rrethanat e babait të z. Thaçi në kohën kur është bërë kërkesa, dy javë më parë.

    Versionet e redaktuara publike të këtyre vendimeve janë dorëzuar më 11 dhe 12 shkurt dhe janë të disponueshme këtu dhe këtu. Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që të bëjnë kërkesa për vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë kur ka arsye humanitare bindëse. Gjykatësit përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë duke u bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa.

  • E mërkurë 12 Shkurt, 2025 11:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Selimi

    Dëshmitari i ZPS-së, Sylejman Selimi, vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Aktualisht, ai po merret në pyetje nga Mbrojtja e Veselit.

    Ju lutemi vini re se, siç ka njoftuar Trupi Gjykues, seanca e parë do të zgjasë deri në ora 12:00, pasuar nga një pushim prej 10 minutash, ndërsa seanca e dytë deri në ora 13:00. Pas kësaj, gjykimi do të vazhdojë sipas orarit të zakonshëm, me pushimin e drekës nga ora 13:00 deri në 14:30 dhe seanca të rregullta deri në orën 16:30.

  • E mërkurë 12 Shkurt, 2025 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët sot (12/02): seanca fillon në orën 11:00

    Fillimi i seancës së paradites, 12 shkurt, në çështjen Thaçi dhe të tjerët, është shtyrë dhe pritet të fillojë në orën 11:00 (ose në orën 11:45 në transmetimin me vonesë).

  • E mërkurë 12 Shkurt, 2025 08:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: shtyhet fillimi i seancës së paradites (12/02)

    Ju lutemi vini re se seanca e paradites, 12 shkurt, në çështjen Thaçi dhe të tjerët pritet të fillojë në orën 10:00 (ose në orën 10:45 në transmetimin me vonesë).

  • E hënë 10 Shkurt, 2025 12:30

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 121-të i ZPS-së në sallë të gjyqit

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W00542, ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës në sallë të gjyqit, Sylejman Selimi. Një avokat është caktuar për të ndihmuar dëshmitarin, duke siguruar se ai mund të kërkojë udhëzime në lidhje me aspekte të vetinkriminimit të mundshëm. Në përgjigje ndaj kërkesës së dëshmitarit, Trupi Gjykues, në përputhje me rregullën 151, e siguroi dëshmitarin se dëshmia e tij nuk do të përdorej kundër tij në ndjekje penale të mëvonshme para Dhomave të Specializuara. I pyetur nga Trupi Gjykues, Selimi bëri të ditur se dëshiron që dëshmia të kryhet në seancë të hapur.

  • E hënë 10 Shkurt, 2025 10:15

    Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 120-të

    Dëshmitari i ri i ZPS-së, W00542, po dëshmon përmes videolidhjes. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ky dëshmitar dhe një i afërm i tij ishin rrëmbyer në vitin 1999 nga individë të armatosur që mbanin uniforma me emblemën e UÇK-së dhe më pas ishin dërguar në një vend ku ishin marrë në pyetje dhe ishin keqtrajtuar.

  • E enjte 6 Shkurt, 2025 14:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 6 shkurt 2025: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    KSC Spokesperson Michael Doyle

    Spokesperson Michael Doyle

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E mërkurë 5 Shkurt, 2025 17:30

    Informimi javor për median më 6 shkurt

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 6 shkurt, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Photo of the KSC premises