-
E mërkurë 29 Janar, 2025 16:30
Share this page
P. Shala dorëzon njoftimin për apel kundër urdhrit për zhdëmtim
Pas zgjatjes së afatit për të cilin kemi informuar më herët, Mbrojtja e Pjetër Shalës dorëzoi njoftimin për apel kundër urdhrit për zhdëmtim, i cili u shqiptua më 29 nëntor 2024. Njoftimi mund të shihet në dokumentacionin gjyqësor publik.
-
E mërkurë 29 Janar, 2025 16:15
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: përfundon seanca e sotme/ndryshon orari për nesër (30/01)
Pas përfundimit të dëshmisë së Naser Krasniqit, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme. Trupi gjykues njoftoi se seanca e nesërme do të fillojë në ora 11:30, kur pritet të fillojë dëshmia e një dëshmitari të ri.
-
E mërkurë 29 Janar, 2025 12:30
Share this page
Refuzohet apeli i Isni Kilajt kundër mbajtjes së mëtejshme në paraburgim
Më 28 janar 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit e refuzoi apelin e Isni Kilajt kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim, të lëshuar gojarisht gjatë seancës më 9 dhjetor 2024. Vendimin e Panelit mund t’a gjeni këtu.
-
E mërkurë 29 Janar, 2025 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Krasniqi
Këtë mëngjes, dëshmitari i 118-të i Prokurorisë, Naser Krasniqi, vazhdon dhënien e dëshmisë, e cila filloi më 27 janar. Mbrojtja e Selimit është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.
-
E martë 28 Janar, 2025 10:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: vazhdon dëshmia e dëshmitarit Krasniqi
Këtë mëngjes, Prokuroria vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit 118, Naser Krasniqi.
-
E hënë 27 Janar, 2025 16:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 118-të i ZPS-së në gjykatë
Naser Krasniqi është dëshmitari i ri i Prokurorisë, dëshmia e të cilit ka nisur pasditen e sotme. Një avokat është caktuar për të ndihmuar dëshmitarin, duke siguruar se ai mund të kërkojë udhëzime në lidhje me çdo çështje të mundshme të vetinkriminimit. Në përgjigje ndaj kërkesës së dëshmitarit, trupi gjykues, në përputhje me rregullën 151, e siguroi dëshmitarin se dëshmia e tij nuk do të përdoret kundër tij në ndonjë ndjekje penale të mëvonshme para DHSK-së. I pyetur nga trupi gjykues, Krasniqi bëri të ditur se dëshiron që dëshmia të kryhet në seancë të hapur.
-
E hënë 27 Janar, 2025 10:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 117-të i ZPS-së fillon dëshminë
Dëshmitari i ri i Prokurorisë është patologu ligjor Marek Gasior, i cili po dëshmon si dëshmitar ekspert. Ju lutemi keni parasysh se ky dëshmitar ka dëshmuar edhe në rastin e P. Shalës.
-
E enjte 23 Janar, 2025 16:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 27 janar
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 116-të të Prokurorisë, Helmut Shrekenbauer, gjykimi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 27 janar 2025, në orën 09:00.
-
E enjte 23 Janar, 2025 15:15
Share this page
Informimi javor për median më 23 janar: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 23 Janar, 2025 15:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 116-ti deri më tani)
Pas përfundimit të dëshmisë së Xhon Klark (John Clarke), ZPS-ja thirri sot dëshmitarin e ri, Helmut Shrekenbauer (Helmut Schreckenbauer). Sipas ZPS-së, ky dëshmitar ka shërbyer si mjek i KFOR-it gjerman në Kosovë midis qershorit dhe gushtit 1999.