-
E martë 16 Shtator, 2025 09:55
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Rubin vazhdon dëshminë e tij
Pas marrjes në pyetje nga tre ekipet e Mbrojtjes dje, Prokuroria filloi marrjen në pyetje të James Rubin, dëshmitarit të parë të Mbrojtjes së Hashim Thaçit. Marrja në pyetje po vazhdon këtë mëngjes.
-
E hënë 15 Shtator, 2025 10:10
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Mbrojtja nis paraqitjen e provave
Mbrojtja ka nisur paraqitjen e provave në gjykimin Thaçi dhe të tjerët duke thirrur dëshmitarin e parë këtë mëngjes. Sipas përmbledhjes së Mbrojtjes të lexuar në gjykatë, dëshmitari James Rubin ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Publike dhe Zëdhënës Kryesor nga viti 1997 deri në vitin 2000. Përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara janë të pranishëm në sallën e gjyqit për të shoqëruar dëshmitarin.
-
E enjte 11 Shtator, 2025 14:35
Share this page
Informimi javor për median më 11 shtator: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet ketu.
Zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 10 Shtator, 2025 17:11
Share this page
Informimi javor për median më 11 shtator 2025
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 11 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E enjte 4 Shtator, 2025 14:35
Share this page
Informimi javor për median më 4 shtator: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet ketu.
Zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 3 Shtator, 2025 17:13
Share this page
Informimi javor për median më 4 shtator 2025
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 4 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 2 Shtator, 2025 14:25
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: urdhër i mëtejshëm lidhur me orarin e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes
Më 2 shtator 2025, Trupi Gjykues në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit lëshoi urdhrin e mëtejshëm lidhur me orarin e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes. Trupi Gjykues caktoi 14 nëntorin 2025 si datën e synuar për përfundimin e paraqitjes së provave prej ekipeve Mbrojtëse të Thaçit dhe Krasniqit, ose një javë pas dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes, cilado që ndodh e para. Trupi Gjykues gjithashtu i informoi të gjitha palët që të përgatiten për të dorëzuar dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare, si dhe deklaratën lidhur me ndikimin e krimeve të pretenduara në viktimat pjesëmarrëse në procedurat gjyqësore, para fillimit të pushimit dimëror të gjykatës më 22 dhjetor 2025. Vendimi përcakton gjithashtu afatet shtesë dhe udhëzimet procedurale për pjesën tjetër të çështjes së Mbrojtjes.
-
E hënë 1 Shtator, 2025 17:15
Share this page
Rrëzohet apeli më i fundit i Kilajt lidhur me vazhdimin e paraburgimit
Më 1 shtator 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi apelin e Isni Kilajt kundër vendimit të Gjykatëses së Procedurës Paraprake ku urdhëronte vazhdimin e paraburgimit të tij, të lëshuar më 5 qershor të këtij viti. Vendimi i Panelit gjendet këtu.
Kyështë apeli i katërt i Kilajt kundër vazhdimit të paraburgimit që rrëzohet, si në çështjen paraprake para lirimit të tij në Kosovë (KSC-BC-2018-01) dhe më pas në çështjen aktuale (KSC-BC-2023-12). Shih postimet tona të mëparshme: 11 janar 2024; 26 shkurt 2024; 28 janar 2025. -
E enjte 28 Gusht, 2025 14:35
Share this page
Informimi javor për median më 28 gusht: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E hënë 25 Gusht, 2025 17:25
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: bëhet publik mocioni i Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave
Sikurse është raportuar më herët, më 16 korrik, Trupi Gjykues II rrëzoi mocionin e përbashkët të Mbrojtjes ku kërkohej rrëzimi i akuzave sipas rregullës 130 të Rregullores. Në konferencën për ecurinë e çështjes më 22 korrik, Paneli lëshoi një urdhër gojor me të cilin urdhëroi ekipet e Mbrojtjes të bënin publik mocionin e tyre. Versioni i redaktuar publik i mocionit është i disponueshëm në Dokumentacionin Gjyqësor Publik të Gjykatës. Në përputhje me të njëjtin urdhër, tashmë është riklasifikuar si publike Përgjigjja e ZPS-së ndaj mocionit sipas rregullës 130, e cila është gjithashtu e disponueshme.
Këto dhe dokumente të tjera relevante, së bashku me informacion të mëtejshëm në lidhje me këtë gjykim, gjenden në faqen e çështjes gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.