• E enjte 10 Prill, 2025 17:10

    H. Thaҫi: publikohet vendimi mbi kërkesën për lirim të përkohshëm në muajin mars

    Më 19 mars 2025, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët refuzoi kërkesën e gjashtë të Hashim Thaçit për lirimin e përkohshëm për arsye humanitare për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Sipas mendimit të Trupit Gjykues, vizita nën ruajtje gjatë varrimit dhe ceremonive përkujtimore publike, do të kishte shkaktuar shqetësime të konsiderueshme për sigurinë. Trupi Gjykues konstatoi se këto rreziqe do të zvogëloheshin sa duhet në qoftë se vizita kryhej pas varrimit. Vendimi i redaktuar publik i këtij vendimi, i dorëzuar më 7 prill, mund të shihet këtu.

    Para dhe pas këtij vendimi, i njëjti Trup Gjykues ka miratuar dy vizita nën ruajtje në muajin mars, ndërsa i ka refuzuar dy vizita në janar dhe shkurt të këtij viti. Lidhjet drejt këtyre vendimeve mund t’i gjeni në vijim: kërkesa e 3-të; kërkesa e 4-të; kërkesa e 5-të; kërkesa e 7-të.

    Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që të bëjnë kërkesa për vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë kur ka arsye humanitare bindëse. Gjykatësit përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë duke u bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa.

  • E enjte 10 Prill, 2025 09:11

    Informimi javor për median më 10 prill

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 10 prill, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Illustration for the KSC Press Briefing on 10 April 2025
  • E martë 8 Prill, 2025 17:05

    Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): refuzohet kërkesa e Smakajt për pezullim të procesit

    Më 7 prill 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve për akuza lidhur me administrimin e drejtësisë nxori vendimin mbi kërkesën e Mbrojtjes së Smakajt për pezullimin e procesit. Mbrojtja kërkoi pezullim duke pretenduar se ZPS-ja nuk i nxori informacionet përkatëse Gjykatëses së Procedurës Paraprake gjatë procesit të konfirmimit të aktakuzës. Gjykatësja Marzhori Masëlo  e refuzoi kërkesën e Mbrojtjes, duke konstatuar se nuk ishin plotësuar kriteret për pezullimin e përhershëm të procesit. Konkretisht, gjykatësja Masëlo konkludoi, ndër të tjera, se ZPS-ja nuk ka shkelur detyrimet e saj me mospërfshirjen e intervistës së dëshmitarit specifik në materialin që mbështet aktakuzën, pasi kjo intervistë do të trajtohet gjatë gjykimit duke mbajtur parasysh argumentet dhe provat e palëve në tërësi.

  • E hënë 7 Prill, 2025 17:30

    Çështja Mustafa: një viktimë heq dorë nga e drejta për zhdëmtim

    Javën e kaluar është bërë publik një vendim lidhur me zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore Salih Mustafa. Gjykatësi i vetëm Bitti nxori vendimin e tij mbi kërkesën e një viktime pjesëmarrëse në këtë çështje për të hequr dorë nga çdo pagesë zhdëmtimi. Gjykatësi Bitti vuri në dukje se asnjë pagesë nuk do t'i bëhet këtij personi, por ai konstatoi se heqja dorë nuk do të ndryshojë kushtet e urdhrit për zhdëmtim. Megjithatë, duke qenë se zhdëmtimet ende nuk janë paguar plotësisht për viktimat e mbetura, gjykatësi Bitti e gjykoi të përshtatshme që t’ua shpërndajë në baza proporcionale viktimave të mbetura shumën që do t'i ishte paguar viktimës e cila ka hequr dorë nga zhdëmtimi.

    Më shumë hollësi në vendimin.

  • E premte 4 Prill, 2025 13:30

    Thaçi dhe të tjerët (vepra penale kundër administrimit të drejtësisë): Vendim i Panelit të Apelit në lidhje me përgjegjësinë penale të Thaçit

    Më 3 prill 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi një pikë të apelit të ZPS-së kundër vendimit të Gjykatëses së Procedurës Paraprake për konfirmimin e Aktakuzës. ZPS-ja kundërshtoi interpretimin e Gjykatëses së Procedurës Paraprake të nenit 32(3) të Kodit Penal të Kosovës, me argumentin se ajo gaboi që përjashtoi përgjegjësinë penale të Hashim Thaçit për nxitje bazuar në një keqinterpretim të kritereve të dënimit. Me vendim të shumicës – gjykatësja Jorgensen ishte në mospajtim – Paneli i Apelit u pajtua me ZPS-në se neni 32(3) zbatohet për vepra penale për të cilat shkallëzimi i dënimeve përfshin pesë vjet ose më shumë se pesë vjet, edhe nëse jo dënim minimal. Për rrjedhojë, Paneli ia ktheu çështjen Gjykatëses së Procedurës Paraprake për shqyrtim të mëtejshëm. Paneli rrëzoi tri pikat e tjera të apelit të paraqitura nga ZPS-ja.

    Vendimin e plotë mund ta gjeni këtu.

  • E enjte 3 Prill, 2025 08:58

    Informimi javor për median më 3 prill

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 3 prill, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Illustration for the KSC Press Briefing on 3 April 2025
  • E mërkurë 2 Prill, 2025 18:30

    Thaçi dhe të tjerët: Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes mbahet më 23 prill

    Ju informojmë se konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, do të mbahet më 23 prill 2025 në orën 10:00.

  • E martë 1 Prill, 2025 14:32

    Çështja P. Shala: seanca e apelit mbahet më 15-16 maj

    Sot, më 1 prill, Paneli i Gjykatës së Apelit caktoi seancën e apelit në çështjen Pjetër Shala për të enjten dhe të premten, 15 dhe 16 maj 2025. Paneli gjithashtu saktësoi orarin për të dy seancat, kështu që gjykimi do të mbahet, në varësi të ndryshimeve përkatëse, nga ora 13:30 deri në orën 17:10 më 15 maj  dhe nga ora 10:00 deri në orën 11:35 më 16 maj. Më shumë hollësi në urdhrin për caktimin.