• E enjte 23 Janar, 2025 15:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 116-ti deri më tani)

    Pas përfundimit të dëshmisë së Xhon Klark (John Clarke), ZPS-ja thirri sot dëshmitarin e ri, Helmut Shrekenbauer (Helmut Schreckenbauer). Sipas ZPS-së, ky dëshmitar ka shërbyer si mjek i KFOR-it gjerman në Kosovë midis qershorit dhe gushtit 1999.

  • E enjte 23 Janar, 2025 13:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: sot (23 janar) pushimi i drekës do të jetë më i shkurtër se zakonisht

    Ju lutemi vini re se, siq njoftoi Trupi Gjykues, pushimi i drekës sot nuk do të zgjasë deri në orën 14:30 por deri në orën 14:00.

  • E enjte 23 Janar, 2025 10:15

    Informimi javor për median më 23 janar

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 23 janar, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
    Illustration for the KSC Press Briefing on 23 January 2025
  • E enjte 23 Janar, 2025 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Clark vazhdon dëshminë e tij

    Këtë mëngjes, dëshmitari i 115-të i Prokurorisë, John Clark, vazhdon dhënien e dëshmisë dhe aktualisht Mbrojtja e Veselit është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.

  • E mërkurë 22 Janar, 2025 17:45

    Thaçi dhe të tjerët: përfundon konferenca për ecurinë e çështjes/gjykimi vazhdon nesër (23 janar)

    Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ZPS-ja njoftoi se aktualisht parashikon të thërrasë 11 dëshmitarë në gjykatë në periudhën shkurt-prill të vitit 2025. Ata gjithashtu deklaruan se përditësimi i tyre i radhës mbi numrin e dëshmitarëve do të bëhet deri më 30 janar. Gjithashtu, palët diskutuan aspektet e ardhshme, siç janë mocionet sipas Rregullës 130 dhe kohëzgjatja e paraqitjes së provave prej Mbrojtësit të Viktimave dhe prej Mbrojtjes, në qoftë se kanë.*

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët do të rinis nesër, 23 janar, në seancë të rregullt të planifikuar në ora 09:00.

    *Përditësuar më 23 janar

  • E mërkurë 22 Janar, 2025 15:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Konferencë për ecurinë e çështjes sot pasdite (22 janar)

    Siç njoftoi Trupi Gjykues këtë pasdite, pas seancës së rregullt do të mbahet Konferenca për ecurinë e çështjes, e cila do të fillojë në orën 16:30 (në orën 17:15 transmetimi në internet).

  • E mërkurë 22 Janar, 2025 12:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 115-të i ZPS-së fillon dëshminë

    Pas përfundimit të dëshmisë së Hansjoerg Strohmeyer, ZPS-ja thirri sot dëshmitarin e ri, John Clark, patolog i mjekësisë ligjore, i cili po dëshmon si dëshmitar ekspert.

  • E mërkurë 22 Janar, 2025 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Strohmeyer

    Dëshmitari Hansjoerg Strohmeyer vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Pas pyetjeve të ZPS-së dhe ekipeve të Mbrojtjes, dëshmitari po merret në pyetje nga Trupi Gjykues.

  • E martë 21 Janar, 2025 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Strohmeyer rifillon dhënien e dëshmisë

    Këtë mëngjes, dëshmitari i 114-të i Prokurorisë, Hansjoerg Strohmeyer, vazhdon me dhënien e dëshmisë, të cilën e filloi dje.

  • E hënë 20 Janar, 2025 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit të 114-të të ZPS-së

    Dëshmitari i ZPS-së, Hansjoerg Strohmeyer, ka nisur dëshminë e tij këtë mëngjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar ka qenë këshilltar ligjor i Përfaqësuesit  Special për Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë nga qershori deri në shtator 1999. Ky është dëshmitari i 114-të i ZPS-së deri më tani në gjykatë.