• E enjte 17 Korrik, 2025 13:30

    Çështja Mustafa: vendoset normë e interesit mbi shumën e papaguar të zhdëmtimit

    Më 16 korrik 2025, gjykatësi i vetëm Biti lëshoi vendimin në lidhje me zbatimin e urdhrit për zhdëmtim në çështjen Salih Mustafa. Gjykatësi konstatoi se Mustafa nuk ka përmbushur detyrimet e tij sipas urdhrit për zhdëmtim dhe urdhëroi që të llogaritet norma vjetore e interesit mbi shumën e papaguar të zhdëmtimit. Kjo normë e interesit do të llogaritet nga data kur vendimi i dorëzohet Mustafës dhe do të vazhdojë derisa urdhri për zhdëmtim të zbatohet plotësisht. 

    Gjykatësi gjithashtu urdhëroi Administratoren e gjykatës të dorëzojë raporte vjetore mbi këtë çështje, duke filluar një vit nga data e dorëzimit të vendimit Mustafës dhe çdo vit më pas. Obligimi për të raportuar do të mbetet në fuqi derisa të paguhet shuma e plotë e zhdëmtimit dhe norma e interesit.

    Ky vendim pason konstatimet e mëhershme të gjykatësit të vetëm të datës 16 dhjetor 2024, të bëra publike më 15 korrik 2025, të cilat trajtuan mosrespektimin e mëparshëm nga Mustafa të urdhrit për zhdëmtim. Vendimi mund të shihet këtu.

  • E enjte 17 Korrik, 2025 11:30

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/seanca e radhës më 22 korrik

    Seanca e sotme ka përfunduar pas marrjes në pyetje nga Mbrojtja dhe Trupi Gjykues të dëshmitareve eksperte të thirrura nga Mbrojtësi i Viktimave. Gjykimi ka përfunduar për këtë javë, ndërsa seanca e radhës është planifikuar për 22 korrik, kur do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes.

  • E enjte 17 Korrik, 2025 10:00

    Thaçi dhe të tjerët: Mbrojtja merr në pyetje dëshmitaret e Mbrojtësit të Viktimave

    Këtë mëngjes, ekipet e Mbrojtjes vazhduan marrjen në pyetje të dëshmitareve eksperte të thirrura nga Mbrojtësi i Viktimave. Aktualisht, ekipi i Mbrojtjes së Hashim Thaçit po u parashtron pyetje dëshmitareve.

  • E mërkurë 16 Korrik, 2025 10:56

    Thaҫi dhe të tjerët: fillon paraqitja e provave nga Mbrojtësi i Viktimave

    Pas shpalljes së vendimit të trupit gjykues sipas Rregullës 130, Mbrojtësi Viktimave filloi paraqitjen e provave këtë mëngjes. Dy dëshmitaret e thirrura, Karin Duhne-Prinsen dhe Dr. Catherine Nicola Black, janë dëshmitare eksperte dhe po dëshmojnë mbi dëmin psikiatrik/psikologjik të viktimave në këtë çështje.

  • E mërkurë 16 Korrik, 2025 10:15

    Thaçi dhe të tjerët: rrëzohet mocioni sipas rregullës 130

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Trupi Gjykues II rrëzoi mocionin e përbashkët të Mbrojtjes për hedhjen poshtë të akuzave në bazë të rregullës 130 të Rregullores. Sipas Trupit Gjykues, mocioni i Mbrojtjes kundërshton vetëm një aspekt të provave të ZPS-së – konkretisht, nëse ka ekzistuar konflikt i armatosur në Kosovë para fundit të majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999. Trupi Gjykues arriti në përfundimin se, sipas Rregullores, nuk ka kompetenca për të rrëzuar aspekte të tilla në këtë fazë të procesit dhe shtoi se aspektet në lidhje me kuadrin kohor të konfliktit të armatosur do të trajtohen në aktgjykimin e formës së prerë.

    DHSK-ja do të ofrojë videon dhe/ose transkriptin e plotë të seancës së sotme gjyqësore, përfshirë vendimin gojor të Trupit Gjykues, sa më shpejt që të jetë e mundshme.

  • E hënë 14 Korrik, 2025 17:50

    Haxhi Shala: Kryetarja e DHSK-së refuzon kërkesën për lirim me kusht

    Më 14 korrik 2025, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, hodhi poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për lirim me kusht, të dorëzuar në mënyrë konfidenciale dhe ex-parte më 26 qershor 2025. Kryetarja konstatoi se Shala nuk e plotëson ende kriterin për shqyrtim për modifikim ose ndryshim të dënimit sipas ligjit, pasi ai nuk ka vuajtur dy të tretat e dënimit të tij. Në vendim thuhet gjithashtu se zbatimi i nenit 90 të Kodit Penal të Kosovës para Dhomave të Specializuara, siç është parashtruar nga Shala, nuk është i qëndrueshëm ndërsa arsyetimi shtesë është i disponueshëm në vendim

  • E hënë 14 Korrik, 2025 17:02

    P. Shala: Videoincizimi i aktgjykimit të apelit në Youtube

    Ju informojmë se videoincizimi i aktgjykimit të apelit në çështjen P. Shala është i disponueshëm në kanalin Youtube. Klikoni këtu për të shikuar videoncizimin në shqip.

  • E hënë 14 Korrik, 2025 13:55

    Aktgjykimi i apelit në çështjen gjyqësore Pjetër Shala

    Më 14 korrik 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar k. Pjetër Shalës, i përbërë nga gjykatëse Mishelë Pikar, gjykatës Kai Ambos dhe gjykatëse Nina Jorgensen, shpalli aktgjykimin. Paneli i Apelit  la në fuqi verdiktin e fajësisë së Shalës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar (pika 1), torturës (pika 3), dhe vrasjes së paligjshme (pika 4).  Megjithatë, Paneli i Apelit miratoi, pjesërisht, tri prej 14 pikave që Shala paraqiti në apel, hodhi poshtë pikat e tjera të apelit të Shalës, dhe uli dënimin e tij nga 18 në 13 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim. Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp

    P.Shala appeal judgment-photo of Panel and Registry
    P.Shala appeal judgment-photo of Presiding Judge
    Appeal judgment in the P.Shala case-photo of P. Shala
    P.Shala appeal judgment-photo of SPO team
    P.Shala appeal judgment-photo of Defence team
    P.Shala appeal judgment-photo of Victims' Counsel