• E premte 4 Prill, 2025 13:30

    Thaçi dhe të tjerët (vepra penale kundër administrimit të drejtësisë): Vendim i Panelit të Apelit në lidhje me përgjegjësinë penale të Thaçit

    Më 3 prill 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi një pikë të apelit të ZPS-së kundër vendimit të Gjykatëses së Procedurës Paraprake për konfirmimin e Aktakuzës. ZPS-ja kundërshtoi interpretimin e Gjykatëses së Procedurës Paraprake të nenit 32(3) të Kodit Penal të Kosovës, me argumentin se ajo gaboi që përjashtoi përgjegjësinë penale të Hashim Thaçit për nxitje bazuar në një keqinterpretim të kritereve të dënimit. Me vendim të shumicës – gjykatësja Jorgensen ishte në mospajtim – Paneli i Apelit u pajtua me ZPS-në se neni 32(3) zbatohet për vepra penale për të cilat shkallëzimi i dënimeve përfshin pesë vjet ose më shumë se pesë vjet, edhe nëse jo dënim minimal. Për rrjedhojë, Paneli ia ktheu çështjen Gjykatëses së Procedurës Paraprake për shqyrtim të mëtejshëm. Paneli rrëzoi tri pikat e tjera të apelit të paraqitura nga ZPS-ja.

    Vendimin e plotë mund ta gjeni këtu.

  • E enjte 3 Prill, 2025 08:58

    Informimi javor për median më 3 prill

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 3 prill, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Illustration for the KSC Press Briefing on 3 April 2025
  • E mërkurë 2 Prill, 2025 18:30

    Thaçi dhe të tjerët: Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes mbahet më 23 prill

    Ju informojmë se konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, do të mbahet më 23 prill 2025 në orën 10:00.

  • E martë 1 Prill, 2025 14:32

    Çështja P. Shala: seanca e apelit mbahet më 15-16 maj

    Sot, më 1 prill, Paneli i Gjykatës së Apelit caktoi seancën e apelit në çështjen Pjetër Shala për të enjten dhe të premten, 15 dhe 16 maj 2025. Paneli gjithashtu saktësoi orarin për të dy seancat, kështu që gjykimi do të mbahet, në varësi të ndryshimeve përkatëse, nga ora 13:30 deri në orën 17:10 më 15 maj  dhe nga ora 10:00 deri në orën 11:35 më 16 maj. Më shumë hollësi në urdhrin për caktimin.

  • E martë 1 Prill, 2025 10:30

    P. Shala: Paneli i Apelit hedh poshtë mocionin për prova shtesë

    Më 28 mars 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë mocionin e P. Shalës për paraqitjen e provave shtesë. Konkretisht, Mbrojtja kërkoi që të thërriste Sokol Dobrunën si dëshmitar të saj dhe që transkriptet dhe shënimet në lidhje me dëshmitë e tij në çështjet tjera dhe intervistat të pranoheshin si prova shtesë në përputhje me Rregullën 181 të Rregullores.

    Paneli vlerësoi provat e propozuara dhe i gjykoi ato mjaftueshëm të besueshme, por konstatoi se ato ishin të disponueshme në kohën e gjykimit ose mund të ishin zbuluar përmes ushtrimit të zellit të duhur. Për më tepër, Paneli vlerësoi ndikimin e këtyre provave dhe arriti në përfundimin se ato nuk do të kishin ndikuar në aktgjykim po të ishin pranuar gjatë gjykimit. Rrjedhimisht, Paneli hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes.

    Për më shumë detaje shihni vendimin.

  • E martë 1 Prill, 2025 10:12

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i sotëm nuk u paraqit/gjykimi shtyhet deri në një njoftim të dytë

    Trupi Gjykues njoftoi se dëshmitari i Prokurorisë W04747 ishte paraparë të jap dëshminë e vet këtë mëngjes. Megjithatë, pasi ai nuk ishte në gjendje të paraqitej, ZPS-ja kërkoi që deklarata me shkrim e dëshmitarit të pranohet në prova, në përputhje me Rregullën 155 të Rregullores. Më pas, gjykimi kaloi në seancë private për të vazhduar me urdhra gojorë konkretë lidhur me provat dhe më pas seanca përfundoi për ditën e sotme.

    Seancat e planifikuara për pjesën tjetër të kësaj jave janë anuluar dhe gjykimi është shtyrë deri në një njoftim të dytë.

  • E enjte 27 Mars, 2025 16:04

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundon për këtë javë/rinis më 1 prill

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 125-të të Prokurorisë, W04419, gjykimi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të martën, 1 prill, në orën 09:00.

  • E enjte 27 Mars, 2025 13:32

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: sot (27 mars) pushimi i drekës do të jetë më i shkurtër se zakonisht

    Ju lutemi vini re se pushimi i drekës sot nuk do të zgjasë deri në orën 14:30 por deri në orën 14:00.