-
E martë 10 Shkurt, 2026 14:47
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Mbrojtësi i Viktimave përfundon deklaratën përmbyllëse; Nesër fillon Mbrojtja
Mbrojtësi i Viktimave përfundoi sot paraqitjen e deklaratës përmbyllëse të tij, me të cilën përfundoi edhe seanca e sotme gjyqësore. Gjykimi do të rifillojë nesër, 11 shkurt, kur ekipet e Mbrojtjes pritet të fillojnë paraqitjen e deklaratave përmbyllëse të tyre.
-
E martë 10 Shkurt, 2026 12:02
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja përfundon deklaratën përmbyllëse, kërkon shpallje të fajësisë për të gjitha akuzat
ZPS-ja përfundoi sot deklaratën përmbyllëse të saj. Ajo i kërkoi Trupit Gjykues që t’i shpallë të katër të akuzuarit fajtorë për të gjitha pikat e Aktakuzës dhe t’i dënojë me 45 vjet burgim secili.
Mbrojtësi i Viktimave po paraqet tani deklaratën përmbyllëse të tij.
-
E hënë 9 Shkurt, 2026 10:06
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Fillojnë deklaratat përmbyllëse
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka filluar sot deklaratën përmbyllëse të saj në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Sipas urdhrit për caktimin e afateve, parashtrimet e ZPS-së pritet të vazhdojnë deri nesër, 10 shkurt. Mbrojtja e Viktimave është caktuar të paraqesë deklaratën përmbyllëse të saj pas kësaj, dhe pas kësaj, fillojnë ekipet e Mbrojtjes nga data 11 shkurt e tutje.
-
E hënë 9 Shkurt, 2026 09:37
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Shtyhet fillimi i seancës (10 minuta)
informojmë se fillimi i seancës në gjykimin Thaçi dhe të tjerët këtë mëngjes, 9 shkurt, është shtyrë. Seanca pritet të fillojë në orën 09:10 (ora 09:55 përmes transmetimit në internet).
-
E premte 6 Shkurt, 2026 19:21
Share this page
Deklaratat përmbyllëse në gjykimin Thaçi dhe të tjerët: dërgohen konfirmimet për pjesëmarrje
Të gjitha konfirmimet i janë dërguar personave që do të ndjekin seancën e deklaratave përmbyllëse në objektin e DHSK-së në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, që është caktuar të mbahet më 9-13 shkurt.
Jemi përpjekur që t’i përgjigjemi të gjitha kërkesave për t’u ulur në galerinë për publikun sa më shumë që ishte e mundshme, megjithatë, interesimi për të ndjekur seancat ishte i lartë, dhe prandaj vendet në galerinë për publikun ishin të kufizuara, që do të thotë se nuk kishte vende në dispozicion për të gjithë ata që kishin bërë kërkesë.
Në qoftë se nuk keni marrë email konfirmues, atëherë fatkeqësisht nuk kishte vende të mjaftueshme për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës suaj.
Ju kujtojmë se seancat gjithashtu mund të përcillen nga çdokush në internet në të tri gjuhët e gjykatës, shqipe, anglishte dhe serbishte, përmes transmetimit në faqen e internetit të DHSK-së, me 45 minuta vonesë.
-
E enjte 5 Shkurt, 2026 17:35
Share this page
Ndryshimi i orës së përfundimit të seancave të javës së ardhshme në gjykimin Thaҫi dhe të tjerët
Ju informojmë se është modifikuar orari i seancave për javën e ardhshme në gjykimin Thaҫi dhe të tjerët. Është caktuar që çdo seancë të përfundojë në orën 16:45 në vend të orës 16:30.
Orarin më të përditësuar të seancave gjyqësore mund ta gjeni në kalendarin tonë në internet. -
E enjte 5 Shkurt, 2026 17:05
Share this page
Thaҫi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): Rrëzohet Kërkesa Referuese e Thaҫit drejtuar Gjykatës Kushtetuese
Më 5 shkurt 2026, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK) rrëzoi kërkesën referuese të Hashim Thaҫit ku pretendoheshin shkelje të të drejtave të tij themelore në lidhje me caktim e Gjykatëses së Procedurës Paraprake dhe Gjykatësit të Vetëm në çështjen gjyqësore kundër tij lidhur me administrimin e drejtësisë. Dhoma konstatoi se disa prej ankesave ishin të parakohshme dhe të tjerat të pabaza dhe, për rrjedhojë, e shpalli të papranueshme kërkesën referuese mbi bazën e rregullës 14 të Rregullores së Punës së DHSGJK-së. Më shumë informacion mund të gjeni në vendim.
-
E enjte 5 Shkurt, 2026 14:35
Share this page
Informimi javor për median më 5 shkurt 2026: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 4 Shkurt, 2026 17:05
Share this page
Thaҫi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): Vazhdon mbajtja në paraburgim e H. Thaҫit (shkurt 2026)
Në vendimin për rishikimin e paraburgimit të 3 shkurtit 2026, Gjykatësi i Vetëm i ngarkuar me çështjen për administrimin e drejtësisë kundër Thaçit dhe të tjerëve, urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Hashim Thaҫit. Gjykatësi Gosnell konstatoi se ekziston rrezik real që, në qoftë se lirohet, i akuzuari mund të pengojë ecurinë e procesit dhe të kryejë vepra penale të tjera.
Ky është vendimi i shtatë i tillë në këtë çështje; të gjitha vendimet për rishikimin e paraburgimit janë të disponueshme në Dokumentacionin Gjyqësor Publik. -
E premte 30 Janar, 2026 09:15
Share this page
P. Shala: Hidhet poshtë apeli kundër Urdhrit për Zhdëmtim
Më 29 janar 2026, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelin e Pjetër Shalës dhe konfirmoi Urdhrin për Zhdëmtim të lëshuar nga Trupi Gjykues më 29 nëntor 2024.
Më shumë hollësi mund të gjeni në komunikatën për shtyp të lëshuar dje.